Presidenti i këshillit shkencor francez: Me virusin COVID-19 deri në verën e 2021-it

9 Tetor 2020, 15:49Bota TEMA

Presidenti i Këshillit Shkencor (CTS) francez, Jean-Franis Delfraiss deklaroi këtë mëngjes në një intervistë për BFM-TV që vendi do të jetë në rrezik gjatë gjithë dimrit të 2020-s dhe pranverës së 2021-it.

”Virusi do të zgjasë. Ne duhet të kuptojmë dhe të mësohemi me këtë virus, i cili do të jetë mes nesh për një kohë, pastaj do të zbehet. Virusi do të qetësohet spontanisht dhe do të kemi ndoshta edhe disa vaksina që janë në testime e sipër që do ta mundësojnë këtë”, shtoi ai.

”Shifrat e lëshuara tregojnë se vetëm 4,5% e francezëve kishin zhvilluar antitrupa kundër koronavirusit dhe kjo është pak”, komentoi Delfraissy.

Shifrat më të larta gjenden në rajonin e Parisit, ku arrin 11-12%.

Për Delfraissy ”40% e të pastrehëve në Paris u infektua me Covid-19”.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje