Maas: Ekstremizmi i djathtë rreziku më i madh për Gjermaninë

9 Tetor 2020, 14:52Bota TEMA

Terrorizmi i ekstremizmit të djathtë është rreziku më i madh për vendin tonë, deklaroi ministri i Jashtëm gjerman Heiko Maas në Twitter, duke kujtuar masakrën në sinagogën ”Halle”, një vit më parë, që shkaktoi dy viktima.

“Çdo 24 minuta në Gjermani ka një krim të ekstremizmit, të cilat nuk janë raste të izoluara, por realiteti i hidhur i së djathtës radikale”, vazhdoi ministri.

“Detyra e një shteti është të shqetësohet për qytetarët e tij. Pra, na duhen forca të sigurisë në ballë të luftës kundër ekstremizmit të djathtë”, shtoi ai.

Gjithashtu presidenti i shërbimeve të brendshme sekrete, Thoma Haldenweg paralajmëroi për “rritjen e shpejtë të antisemitizmit në Gjermani”.

“Në dy vitet e fundit krimet dhe akte dhune ndaj hebrenjve ose institucioneve hebreje janë rritur ndjeshëm”, shtoi Haldenweg. /

1 komente në “Maas: Ekstremizmi i djathtë rreziku më i madh për Gjermaninë”

  1. Beni says:

    Se e e majta e ka shkaterru vendin duke e mbushur me lloj lloj rracash

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje