Kthesë e papritur, Azerbajxhani dhe Armenia pranojnë ftesën e Putin për bisedime

9 Tetor 2020, 13:35Bota TEMA

Ministrat e Jashtëm, të Armeninsë dhe Azerbajxhanit, kanë rënë dakord të takohen në Moskë, për të biseduar rreth luftimeve në Nago-Karabak, pas thirrjes së presidentit rus, Vladimir Putin.

Zëdhënësja e Ministrisë së Jashtme ruse, Maria Zakharova, tha se po merren me përgatitjet e takimit, që pritet të ndërmjetësohet nga ministri i Jashtëm rus, Sergei Lavrov.

Presidenti rus, Vladimir Putin, ka ftuar ministrat e Jashtëm të dy vendeve në Moskë për bisedime paqeje, më 9 tetor.

“Presidenti i Rusisë po bën thirrje për të ndaluar luftimet në Nago-Karabak për arsye humanitare në mënyrë që të shkëmbehen trupa të vdekur dhe të burgosur,” deklaroi Kremlini.

Mes të tjerash në deklaratë thuhet se Putini ka zhvilluar një sërë bisedash telefonike me presidentin e Azerbajxhanit, Ilham Aliyev dhe kryeministrin e Armenisë, Nikol Pashinyan.

5 komente në “Kthesë e papritur, Azerbajxhani dhe Armenia pranojnë ftesën e Putin për bisedime”

  1. lufta jo ndeshje futbolli says:

    Nuk thua shyqyr të mos vritet njerëz !!

  2. lufta jo ndeshje futbolli says:

    Nuk thua shyqyr të mos vritet njerëz !!

  3. Supreme Fyrher says:

    Azerbaxhani po ben gabim.

    Nuk duhet te kete paqe deri sai Azeret te shtejne ne dore gjithe Rajonin e Karabah.

    Kjo edhe per faktin se humbet nje mundesi e arte.

    Sot Azerbaxhani ka superioritet ushtarak.

    Ne te ardhmen Armenet do marrin masa.

  4. sa gomerë janë njerëzit says:

    vriten robt që ma pas ta privatizojë likja me shokë

  5. sa gomerë janë njerëzit says:

    vriten robt që ma pas ta privatizojë likja me shokë

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje