BE e gatshme të sanksionojë Moskën për helmimin e Navalnyt

12 Tetor 2020, 17:14Bota TEMA

Ministrat e Punëve të Jashtme të Bashkimit Europian ranë sot dakord në LUksemburg për të sanksionuar Rusinë për helmimin e opozitarit, Alexei Navalny, theksuan tre burime diplomatike.

“Ka një marrëveshje politike për të filluar punën finalizuese në bazë të propozimeve të Francës dhe të Gjermanisë’, shtuan burimet.

Organizata për ndalimin e armëve kimike (OIAC) konfirmoi se Alexei Navalny ishte helmuar nga një agjent neurotoksik i grupit Novitchok, një substancë e perceptuar nga specialistët sovjetikë për qëllime ushtarake.

Franca dhe Gjermania u kanë propozuar partnerëve të tyre që të pranojnë përfshirjen e disa personave dhe një kompanie ruse ku është prodhuar Novichok, përdorimi i të cilit është i ndaluar, në listën europiane të sanksioneve të krijuara për përdorimin e armëve. kimike.

Kjo listë tashmë përfshin tetë emra dhe një qendër kërkimore në Siri.

Sanksionet europiane parashikojnë ndalimin e vizave dhe ngrirjen e pasurive në BE, si dhe ndalimin e marrjes së fondeve evropiane.

2 komente në “BE e gatshme të sanksionojë Moskën për helmimin e Navalnyt”

  1. poshtë bythëlëpirësia says:

    t’ia rruani!!!!

  2. poshtë bythëlëpirësia says:

    t’ia rruani!!!!

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje