Duke filluar nga nesër, maskat do të jenë të detyrueshme edhe në ambiente të jashtme.
Masat e reja synojnë frenimin e përhapjes së koronavirusit, pasi me ardhjen e dimrit, pritet një trend rritës i të infektuarve me Covid-19.
Genta Qirjako, shefe e promocionit shëndetësor në ISHP foli në “Wake Up” në Top Channel në lidhje me kategoritë që përjashtohen nga vendimi dhe ambientet ku do përdoret maska.
“Është një vendim në kohën e duhur për dy arsye madhore, E para trendi lehtësisht rritës dhe e dyta jemi në prag të fillimit të infeksioneve të zakonshme stinore. Nëse e vendos maskën mbi 80 për qind e popullatës, shanset janë të larta që të kufizohet përhapja.
Gjithmonë është thënë edhe më parë që në mjediset e hapura nuk është e nevojshme nëse ti ruan distancën fizike, ama tani jemi në një situatë tjetër, ku ti nëpërmjet përdorimit të maskës parandalon edhe sëmundje të tjera, të cilat në këtë moment do të ishin të kushtueshme për sistemin shëndetësor.
Ka kategori që përjashtohen nga përdorimi i maskës, Kategori të tilla janë personat që kanë probleme me frymëmarrjen. Sigurisht këto persona nuk do jenë subjekt i përdorimit të maskës, fëmijët e vegjël, personat me aftësi të kufizuara, qoftë mendore, qoftë fizike.
Është parashikuar që të mos jetë i detyruar përdorimi i maskës në studio televizive, nëse respektohet distanca sociale.
Maskat do përdoret në çdo mjedis të hapur do përdoret. Në rrugë ku ka lëvizje njerëzish, në sheshe, në parqe ku ka grumbullime njerëzish.
Në bare dhe restorante do e ulni maskë, por kur hyn do hysh me maskë. Sapo mbaron ushqimin ose kafen duhet vënë maska”, bëri të ditur Qirjako.