A biologist operates EasyCOV, a rapid salivary test for Covid-19 developed by French firm SkillCell, in Paris, France, October 12, 2020. Picture taken October 12, 2020. REUTERS/Benoit Tessier
Studiuesit në Francë kanë zbuluar se kanë pasur rezultate të shkëlqyera, në provën fillestare të një prove të re të testimit për Covid-19.
Ata thonë se ky test mund të japë rezultatin për 40 minuta pa një tampon dhe pa pasur nevojë të dërgohen mostrat në laborator.
Testi i cili u provua tek 220 persona rezultoi i suksesshëm dhe tashmë shkencëtarët po kërkojnë miratim nga rregullatori francez që sistemi të hyjë në përdorim komercial.
“Është një provë që mund të bëhet kudo,”– ka thënë Alexandra Prieux, Presidente i SkillCell, një nga partnerët në projekt.
Sistemi EasyCOV, i zhvilluar nga një partneritet i SkillCell dhe Qendrës Kombëtare Franceze për Kërkime Shkencore, përfshin marrjen e një mostre të pështymës nga goja e pacientit duke përdorur një pipetë.
Pështyma dërgohet në epruveta të cilat nxehen në një pajisje të veçantë portative të krijuar për t’u përdorur në moment.
Pas 40 minutash, rezultati është gati. Nëse lëngu në tub është i verdhë, pacienti ka COVID-19 dhe në rast se është portokalli ai është negativ.
Gjithashtu studiuesit kanë treguar se që nga testi fillestar me 220 persona ata e kanë zgjeruar testimin e tyre për të përfshirë një mostër prej 720 personash. Rezultatet nga ky testim i gjerë janë ende duke u analizuar