Një grup miqsh të shkrimtarit të madh Dritëro Agolli, janë grumbulluar mëngjesin e sotëm pranë parkut të madh Liqenit Artificial për të përkujtuar 89 vjetorin e ditëlindjes së tij.
Bashkëpunëtorë të afër të tij, bashkëfshatarë dhe intelektualë të fushave të ndryshme, kanë sfiduar motin e keq duke u bërë bashkë në emër të tij.
Në mënyrë simbolike, ata kanë përzgjedhur që ditën e sotme të mbjellin disa pemë në kujtim të gjeniut të letrave shqipe, pikërisht në hapësirën e gjelbërt ku prej dy vitesh mban emrin “Pylli i Dritëroit”.
Dritëro Agolli lindi në fshatin Menkulas të Devollit më 13 tetor 1931, duke dhënë kontribut të çmuar në shumë fusha të jetës dhe konkretisht, letërsi, politikë dhe publicistikë.
Patriarku i letrave shqipe, u nda fizikisht nga jeta në moshën 85 vjeçare duke lënë pas një trashëgimi të jashtëzakonshme letrare.(TemA)
O gazetare djali,Menkulas,jo Menulas!
Ore USA lexoje dhe nje here se mos ndyshon mendjen pastaj.