Një person është infektuar për herë të dytë me koronavirusin Covid-19, ndërsa sëmundja shfaqet më agresive dhe më e rëndë.
Rasti ka ndodhur në Shtetet e Bashkuara të Amerikës, dhe mjekët thonë se Covidi i shfaqur për herë të dytë bëhet shumë më i rrezikshëm se hera e parë.
I riu kishte nevojë për trajtim mjekësor, pasi mushkëritë e tij nuk arrinin që të mbusheshin me oksigjen.
25-vjeçari tani është shëruar, ndërsa rasti i tij është marrë në studim. Shkencëtarët thonë se ai nuk vuante nga ndonjë sëmundje tjetër bashkëshoqëruese.
Studiuesit deklaruan se imuniteti i 25-vjeçarit nuk u forcua më shumë pas infektimit herën e parë me Covid-19.
“Zbulimet tona dolën në konkluzionin se infeksioni i mëparshëm nuk mund të mbrojë domosdoshmërisht nga infeksionet e tjera. Riinfektimi mund të shfaqet me komplikacione më të mëdha”, tha studiuesit Mark Pandori nga Universiteti i Nevadas.
Ai bëri thirrje që edhe ata persona të cilët kanë kaluar njëherë Covid-19, të qëndrojnë me maska, të ruajnë higjienën dhe të respektojnë distancën fizike.
Janë të rralla rastet kur pacientët infektohen për herë të dytë me Covid-19, aq më tepër në gjendje të rënduar.
A bëhen të gjithë imunë? Edhe ata që kanë kaluar infeksionin me simptoma të lehta? Këto janë pyetje që do të duhet të marrin përgjigje në të ardhmen.
Lind me te drejtë pyetja :
– Nqs eshte I vërtetë ky artikull nuk ka efekt vaksinimi !
Nqs nuk krijon antitrupa ne organizëm vete semurja me covid -19 , si do te krijoje vaksina ???!!!