Mjekja shqiptare në Itali: Ulja e vigjilencës në përdorimin e maskës solli rritje të të infektuarve me COVID-19

13 Tetor 2020, 10:35Sociale TEMA

Autoritetet në Itali do të vendosin masa të reja për të frenuar valën e dytë të epidemisë së coronavirusit. Pas detyrimit për mbajtjen e maskës në ambientet e hapura, qytetarët do të përballen me kufizim të grumbullimeve dhe orare të reduktuara për baret dhe restorantet.

Brunilda Marku, mjekja shqiptare e cila ushtron profesionin e saj në Ferrara u pyet nga Euronews Albania se si ka ndikuar mbajtja e maskës edhe në ambiente të hapura në numrin e të infektuarve.

Znj. Marku sqaroi se vendimi për mbajtjen e masës në ambiente të jashtme është marrë vetëm kohët e fundit në Itali, dhe rezultate e kësaj mase pritet të shihen pas 2 javësh.

“Rezultatet e këtij vendimi të këshillit të ministrave do t’i shohim pas dy javësh. Numri në rritje i rasteve më coronavirus çoi në këtë vendim.

Në momentin që nisëm të ulim vigjilencën edhe ndaj përdorimit të të vetmes barrierë mbrojtëse që kemi ndaj coronavirus, që është maska, numrat nisën të rriten. Shpresojmë që pas dy javësh kjo masë të japë rezultate e veta”, tha mjekja.

Teksa foli për gjendjen e të infektuarve në atë që mund të quhet një valë e dytë në Itali, mjekja shqiptare tha se gjendja e tyre nuk është si ajo e të shtruarve në muajin mars dhe prill, gjë që sipas saj mund të lidhet me suksesin e fazës së karantinës së përgjithshme ku Italia qe shembull për gjithë Evropën.

“Deri tani rastet janë pak më të lehta, ka raste sporadike që janë në gjendje të rëndë, por ka një diferencë me rastet e muajit mars-prill. Diçka ndryshim ka. Mbyllja e dy muajve, sidomos në Itali që ishte shembull për Evropën, bëri efektin e vet. Numri i pacientëve ra, tashmë është rritur sërish por nuk shohim rastet e rënda të fillimit”, tha mjekja Brunilda Marku.

3 komente në “Mjekja shqiptare në Itali: Ulja e vigjilencës në përdorimin e maskës solli rritje të të infektuarve me COVID-19”

  1. Sazan guraleci says:

    Doli nje qe flet per se mbari, se nuk mbeti idiot neper televizione pa na thene qe perdorimi i maskes eshte politik. Ata jane per tu mbyllur, no per tu lene mikrofonin te llapin ne ekrane.

  2. Për popullin . says:

    Shitja e maskës është politikë

  3. Për popullin . says:

    Shitja e maskës është politikë

    falja e gjobave të mëparshme – e padrejtë

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje