Presidenti Ilir Meta, në ditën e lindjes së shkrimtarit Dritëro Agolli, thotë se edhe pse “na mungon fizikisht të gjithëve, ai do të jetë përherë i gjallë midis nesh, në kujtimet e paharruara që la pas dhe në çdo këshillë të vyer që na dha ne miqve të tij”.
Në një postim në rrjetet sociale, Meta jep dhe një mesazh të fortë për situatën në vend, kur thotë se “kush do ta mendonte se “Shkëlqimi dhe rënia e shokut Zylo” do të ishte edhe sot kaq prezente si fabul në administratën shtetërore, ku ende e gjen edhe Zylon edhe Demkën”.
Postimi i plote i Metës:
Dritëroi ynë dritëron gjithmonë!
Thellësia e mendimit, këshillat e mençura, forca e karakterit, urtërsia, e në veçanti kurajoja për t’u ballafaquar me padrejtësinë janë një pasuri e madhe që ai na la të gjithëve, së bashku me kryeveprat artistike, ngahera aktuale, frymëzuese dhe shumë të dashura.
Dritëroi ishte një derë e hapur ku gjeje një mik të mençur e të gjendur. Ai ishte dhe do të mbetet i të gjithëve, prezent në çdo kohë me idetë e tij, në art, kulturë, letërsi dhe politikë, sepse forca e talentit, karakterit dhe fuqia e mendimit i buronte nga populli dhe madhështia e të qenit në radhë të parë njeri modest dhe i thjeshtë, pranë halleve e problemeve të bujkut, fermerit, punëtorit dhe shqiptarit patriot, gjithmonë i pari për t’u “përleshur” me padrejtësinë, arrogancën, megalomaninë, burokratizmin dhe presionet e pushtetit.
E kush do ta mendonte se “Shkëlqimi dhe rënia e shokut Zylo” do të ishte edhe sot kaq prezente si fabul në administratën shtetërore, ku ende e gjen edhe Zylon edhe Demkën.
Sot në ditën e tij të lindjes, Dritëroi na mungon fizikisht të gjithëve. Por ai do të jetë përherë i gjallë midis nesh, në çdo raft librash, në kujtimet e paharruara që la pas dhe në çdo këshillë të vyer që na dha ne miqve të tij!
Vertete kush e mendonte nje situate te tille kur president republike kemi nje koke trung te pa shkolluar e te pa kulturuar. Edhe nje zyrtar fare i thjeshte i administrates e ka mbaruar nje master, ndersa likja ka mbetur me shkollen e ekonomise politike te xhaxhi enverit, por sigurisht ka zgjuarsine dhe mentalitetin e nje fshatari injorant nga cepani i skraparit. Dhe te presin shqiptaret te udhehiqen nga ky debil qe vetem vjedhjen ka profesion te pare dhe te fundit, pasi deri me sot nuk ka firmosur ne bordoro per nje pune normale te bere prej tij (sigurisht likja tallet me mendimet tona duke thene perse paska edhe bordoro).
Shkëlqimi dhe rënia e shokut Zylo.
Po Zylu-a je ti o Like.
Ti je në nje rënie pikiatë.
Dhe nqs nuk të hapet “parashuta” Like.
Kushedi çfarë gropë 7 pashë nën dhe do na bësh.
Ike Like, ike.
Me pak fjalë mërdhife..
Po pse o Like ( alias Zylo ), ai Bibilushi që ti e ke zëdhënës, nuk është mishërimi perfekt i Demkes së Driteroit të madh. Këpusha që ngjitet pas lëkurës së luanit nuk bëhet dot luan. Megjithse thith gjak luani. Edhe ti nuk bëhesh dot Dritero vetëm se të ka sajdisur në ndonjë rast i MADHI DRITERO.
Like ti e meriton rolin e gomarit 100%, duket se D. Sfolli e ka shkruar për ty:
Kalonin në një shteg të ngushtë mali,
gomari para ,pas gomarit kali.
Të dy ngarkuar me thasë mirë,
nga vapa të munduar e djersirë.
Fshatari donte shpejt në fshat të arrinte,
ndaj kalit vitheve me shkop i binte.
Por kali më në fund durimin humbi,
e ngriti bishtin dhe samarin tundi.
Hej mbaj dorën se pastaj ta hedh përdhe samarin,
ti para meje pse ma nxjerr gomarin?
E nga të vete s’di fare unë i ngrati,
kur rrugën ma ka zënë veshgjati.
Përpara nxirrmë mua të mos vuash,
dhe rrih pastaj gomarin sa të duash.
Kështu e ka kjo botë e mjerë e marrë,
Përpara nxjerrin veç gomarë.