Rama shfaqet me kapuç dhe maskë me trëndafil: Të enjten vetëm në shtëpi rrini pa maskë

12 Tetor 2020, 13:18Sociale TEMA

Kryeministri Edi Rama është shfaqur me një maskë tërësisht ndryshe me një trëndafil në njërën anë, duke inspektuar kantierin e ndërtimit në Fushë-Krujë.

Rama i tërhoqi vëmendjen një prej personave që e shoqëronin duke i kujtuar se nga e enjtja maska do të jetë më detyrim përveçse në ambientet e shtëpisë.

“Të enjten maska është me detyrim, kudo, vetëm në shtëpi jo“, tha Rama.

Duke folur me përgjegjësit për ecurinë e punimeve, Rama tha se puna duhet të vazhdojë pa pushim pavarësisht motit që të mos shkaktohen më vonesa pas asaj që erdhi për shkak të pandemisë së koronavirusit.

“Tani pavarësisht motit duhet të punojmë pa pushim sepse pësuam një vonesë jashtë vullnetit tonëe nga karantina.

E dimë që tani vështirësohet puna për shkak të motit por kjo është sakrifica që duhet bërë dhe duhet të bëjmë dhe nuk mund të vonohemi më për asnjë shkak dhe të punojmë sa të kemi mundësi”, deklaroi Rama.

10 komente në “Rama shfaqet me kapuç dhe maskë me trëndafil: Të enjten vetëm në shtëpi rrini pa maskë”

  1. Vito mashtruesi, shoku i Nikos se Orneles se Varuzhanit says:

    Ky i kujton njerezit te gjithe budallenj.
    He se harrova: ne kemi nje kryeminister Idiot.

  2. ?????? says:

    O pall je i pa afte a e kupto qe ju te PS PD LSI jeni parti per tju bere mu… n. Ne koke jeni te korruptuar edhe te pa afte zhdukuni

  3. ervin qerimi says:

    Do i versulesh policine me maske qytetareve pa maske . Keto muaj vetem absurditete do degjojme . Shenje e mire se me ne fund Rilindja e ka mbyllur esapin ( nuk fiton dot ) dhe pervec agresivitetit dicka do dali ( KCK ) .

  4. Burri Lindes says:

    Po si tja bejme me marre ajer ne qe e kemi kalu covidin e duhet me rikuperu mushkerite! Se jo te gjithe e kemi” fatin “me pas vile ne Surrel me qindra hektar rrethuar!

  5. Llazi says:

    Ik o GAR, tjesh burr i mire ti i kishe mbushur ato gropat , ekonomia per lesh Shqiperia per pershesh

  6. Sotiri says:

    Oooo njerez si nuk gjetet njeher ( karar) qetesi ne shpirtin tuaj, tere kohes me mllef ose inat per te tjeret
    mendoni se ju jeni mete zgjuarit e te gjitheve?????
    Po te ishte kjo e vertet ju dote ishit Kryeminister ose president si Likja ( qe tall koqet me ju)
    Prandaj shikoni familjet tuaja dhe shtepit tuaja,se me Shqiperine ka kush meret si mire ashtu edhe keq ( si gjithmon ne te gjitha koherat)
    Kote komentoni me fjalet Idiot, Budalla, I Cmendur, e te tjera si keto sikur ju jeni me te zgjuarit ( JU mund te jeni me Budallenjte e kesaj Bote)))

  7. 19 says:

    Me kte qe thua o rot kari do humbesh shume perqindje ne votime kte ta them une qe jam me ps dhe kam nha 200 veta mbrapa qe kan te njejtin vendim .

  8. Vjola says:

    Te lumte Km Edi . Qeverria te degjoje ekspertet e shendetesise dhe te mos u a ver veshin llogjeve te Shpirt zinjve . Shpirtezinjte , ata qe duan Shqiperine pershesh me lesh thone si “ Pune e Gomarit” O ç’ma ke nxehur ujin , o c’ma ke ftohur ujin . Ose tjetra “Pse na mbyllni brenda”. “ pse na lini te lire nuk keni marre masa do te infektohemi “ E keshtu karar nuk kane .

  9. Viola -zysha e psikologjisë says:

    Narcissists feel superior by association

  10. muza says:

    O z km. Nuk mund t’i detyrosh njerezit te vene maska, aq me teper kur ajo, jo vetem nuk permireson, por dukshem perkeqeson shendetin e individeve. E dime se urdherat i ke te tilla, ashtu sic po veprohet ne disa shtete, por une si individ i lire nuk pranoj te mbyll gojen, pa asnje argument shkencor. Kjo verteton se delet do te vazhdojne te udhehiqen nga uqerit e kabalistikes demoniane te izraelit, qe kane nje vit qe mbajne njerezimin peng te trilleve te tyre allogjike dhe aspak shkencore. Mjaft me nenshtrimet nga media dhe rrjetet sociale, hapni ndonje liber njerez, se do jete teper vone per brezat, qe do te na ndjekin.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje