Në orën 01.00 pas mesnate është ndarë nga jeta në Turqi drejtori i drejtorisë së punëtorëve të kryeqytetit Feti Fanaj, njeriu fjalëpak e punëshumë.
Në bashkinë e Tiranës, sot që në orët e para të mëngjesit lajmi mori dhenë e mes të gjithëve ka një pikëllim të madh.
Që prej më shumë se një muaji, Feti Fanaj, i prekur nga coronavirusi, ishte nisur drejt Turqisë, tre javët e fundit mbeti i intubuar dhe nuk ia doli.
Fetiu ishte nga ata drejtorë që nuk mburrej, por thjesht ishte i kudondodhur aty ku punohej. Tirana ngrihej me një erë pastërtie që në mëngjes, sepse drejtori nuk vinte gjumë në sy për të parë të rregullt Tiranën e orëve të para.
Tragjedi për familjen dhe miqtë e tij. I shtruar në spital në Turqi, Fetiu as nuk e mori vesh që një javë para se ai të mbyllte sytë, babai i tij, ishte ndarë nga jeta po ashtu.
Fetiu la pas nënën, bashkëshorten dhe vajzën e tij të vogël që sot kanë marrë vesh me trishtim të madh lajmin e ndarjes së tij nga jeta.
Vetem ne shqiperi njerezit me para dhe pune te mire ikin jashte per kurim nga koronavirusi.Ne asnje vend tjeter nuk ndodh.
Dhe te cmendurit thone ….ska kovid….
Ngushellime familjes dhe te aferemve….
Ngushellime familjes. Do mbahet mend gjate si njeriu fjalepak dhe pune shume.