“Gabuan me izolimin”, mjeku shqiptar në SHBA bën parashikimin: Pasojat do t’i vuajmë në të ardhmen

10 Tetor 2020, 19:33Sociale TEMA

Mjeku dhe drejtori i zhvillimit të vaksinave në “Geovax”, në SHBA Arban Domi në studion e “ABC News” foli për efektet e COVID-19, testet serologjike si dhe vaksinën. Gjatë bisedës në studio më gazetaren e “ABC News” Juli Xhokaxhi, Domi u shpreh se nuk duhet krijuar panik dhe se propaganda duhet shmangur sepse pasojat e tanishme sipas tij do t’i vuajmë në të ardhmen.

Sa i përket izolimit e konsideroi vendim të gabuar dhe se për këtë arsye sipas tij, mbyllja nuk duhet menduar si një opsion parandalues për përhapjen e koronavirusit.

Tani njohim shumë më tepër, shkollat në Evropë janë hapur. Nuk duhet të shkaktojmë panik tek popullata. Vitet e ardhshme do të shihen edhe efektet tek fëmijët për shkak të këtij virusi. Qytetarët duhen ndërgjegjësuar përsa i përket maskës. 

Duhet të dinë rëndësinë, vlerën kur duhet dhe nuk duhet ta mbajmë maskën. Unë maskën nuk e mbaj se duhet mbajtur sepse e di që maska ka një mbrojtje, por edhe një limit në mbrojtje. Vënien maskës nuk duhet ta imponosh, por duhet ta edukosh”, tha mjeku.

Gjithashtu mjeku shpjegoi se vaksina e gripit nuk ndihmon për COVID-19.

“Efikasiteti i vaksinës ndryshon nga një vit në tjetrin dhe nuk ka lidhje me koronavirusin, por ndihmon në faktin se qoftë edhe 35% të popullsisë ta shpëtojë nga gripi stinor, eliminon mundësinë në rastin kur ke simptoma të ngjashme me COVID-19, të identifikohesh me grip. Sa i përket testit serologjik përveç rasteve kur rekomandohet nga mjeku, nuk është i domosdoshëm pra nuk kanë vlerë të bëhen. 

Efikasiteti i tyre për të treguar nëse kemi kaluar apo koronavirusim është i ulët. Nuk mund të mbështetesh në të dhënat e testit serologjik. Testet serologjike mund të bëhen me dëshirë dhe sipas mundësisë financiare, por nëse dilni pozitiv nuk jeni 100% pozitiv dhe nëse dilni negativ nuk dilni 100% negativ. Më i sigurt është tamponi PCR dhe është në periudhën që jeni të infektuar. Nëse keni udhëtuar dhe dëshironi të bëni testin e tamponit rekomandoj të bëhet pas ditësh pasi është bërë udhëtimi”, tha ai.

Sakaq ai shtoi: “Që të zhvillosh një vaksinë duhen investime të mëdha, për fatin e keq tre katër apo pesë kompani kanë të njëjtën bazë, dhe eksperienca e mëparshme si në rastin e Sars1 tregoi që një vaksinë e tillë nuk është efikase. Antikorpet neutralizuese, njohin virusin apo pjesën qelizore që përdoren nga virusi për të hyrë dhe bllokojnë hyrjen e virusit në organizëm.

Këto lloj antikorpesh janë për 2-3 muaj dhe më pas bie imuni i tyre. Besoj që vaksina do të jetë shumë më e largët nga çfarë mendohet. Nuk ka vaksinë para një një apo një vit e gjysmë për të qenë të sigurt.

Plazma është nga pacientët dhe në përgjithësi është efikase, por gjithashtu ka limite, ndërsa dhe koktej sintetik që përdori presidenti amerikan është një imitim i plazmës por që mund ta përdorësh sipas dëshirës. Janë të limituar, por janë më të prodhueshëm se sasia e plazmës.

Pyetje: Çfarë duhet të bëjë shkenca sot që kur vaksina të jetë gati, qytetarët ta aplikojnë?

Domi: Shkenca duhet të jetë shkencë, duhet shpjeguar se sa e rëndësishme është për një 20-vjeçar të marrë vaksinën në krahasim me një 50 apo 60-vjeçar.

Ndikimi i temperaturave të larta ndaj COVID-19?

Domi: Në përgjithësi nuk ka rëndësi sa njerëz infektohen, por rëndësi ka sa njerëz janë shtruar në spital dhe sa persona humbin jetën. Në një mënyrë apo një tjetër virusi do të përhapej, ndërkohë gjatë verës

Valë do të ketë sa herë mbyllet dhe hapet, virusi do të bëjë atë që ka për të bërë. Mbyllja për mua nuk qëndron në këtë moment. Mbyllja konsiderohet kur sistemi shëndetësor nuk e përballon. Politikanët duhet të pranojnë se gabimin që bënë me mbylljen. Izolimi epidemiologjik bëhet kur e di që një sëmundje është në një zonë të caktuar, por jo kur sëmundja është përhapur.

6 komente në ““Gabuan me izolimin”, mjeku shqiptar në SHBA bën parashikimin: Pasojat do t’i vuajmë në të ardhmen”

  1. Ky kishte jetuar ne diktature dhe e dinte mire se cishte diktatura, ja kete se kuptova mire. says:

    Ky ka mbaruar shkencat e natyres dhe jo mjekesi. Mund te jete biolog ose kimist.
    Kete fytyre e mbaj mend qe kur ka qene i ri dhe nuk kam patur ndonje mendim cfare per te. Dhe ja mendimi perputhet me budalleqet qe degjojme nga ky se maskat te mbrojne 30%. Po te ishte keshtu mjeket e infektivit do
    ishin 70% te rrezuar nga semundja dhe mos harrojme qe ata jane te rrethuar tere kohen nga te infektuar. Sa per thadhethem ky tipi i cuditshem ka qene shok i ngushte klase ne gjimnaz me djalin e Ramizit, Arben Aline dhe eshte djali i gjuhetarit Mahir Domi. Edhe Djali i Ramizit
    ia thonte per matematike, por ashtu si ky tipi ishte i cuditshem.’Ndersa ai ishte me majasell ne goje ky Domi rrinte sikur ia kishte ngrene deri brumin.

  2. Epirioti II says:

    Futja kot nga maja e Manhatanit.
    Kur plasi pandemia, as njihnin virusin, as kishin teste, as ilace, as ventilator dhe 50-60 maksimumi.
    Po mos ishim izoluar me shpejtesi deri sa u plotesuan kapacitetet e nevojshme do kishin vdekur 5 fishi i atyre qe vdiqen, pak a shume si New York dhe New Jersey. Plius shume gjera u mesuan dhe u ndertuan gjate izolimit.
    Tani nuk ka me kuptim izolimi se eshte situate tjeter.

  3. Shkodrani1 says:

    Me thane te drejten ky punon ne kompani tjeter prej asaj qe ju thoni
    Nuk asht mjek pamvarsisht titujve shkencor qe mban
    Mos na hapni zorret me kedo qe I mbushet me fole aq ma teper me tipa te llojit, gjithkush asht gabim perveç meje
    Futja kot interviste

  4. Alain says:

    Ky person punon ne USA. Ka pervojen e atjeshme. E dime qendrimin e TRUMP lidhur me sjelljet nga COVID 19. Ky flet ne kontekstin e USA. Pas 6 muajsh kalvar te gjithe jane te ndergjegjshem se izolimi total i populistes behet pasi qeverite( asnjera) nuk jane ne gjendje te perballojne flukse te medha shtrimi ne spitale ku mungojne numuri i mjaftushem i shtreter te specialuzuar( aspiratore korekt’ mjek specialiste e infermiere dhe nd/ infermiere te soecializuara). Sa te jete e tille gjendja e spitaleve’ do vazhdonte me cel e mbyll Robin ne kokilje. Te tjerat jane tralala beri nje gale.

  5. NjeQytetarOptimist says:

    Flet si trim dhe vetem kur te kishte vale njerzish te infektuarish ku dhe banjot e spitalave do kishte njerez te shtrire ne cimento.. Eshte e thjeshte te flasesh tralala mbas masave parandaluese..

  6. Bimi says:

    Domi eshte biolog. Ka mbrojtur doktorature nje biolgji jo mjek. Nejse ato qe thote i ka Te sakta. Vetem menaxhimi eshte menyra e vetme per te ndaluar virusin. Infektimi i Te rinjve nuk ka problem Te vjeterit Te mbrohen dhe vendi mos mbyllet. Tani edhe injorantet qe drejtojne WHO erdhen tek Suedia e kuptojne qe mbyllja do shkaktoje shume me teper deme. Covidiotet po kuptojne gabimin fatal te mbylljes. Shihni https://twitter.com/spectator/status/1314573157827858434?s=20

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje