Covid shkakton pasoja edhe me temperaturë të lehtë

9 Tetor 2020, 21:40Sociale TEMA

Covid po kalohet me shenja të lehta klinike, por pasojat vijojnë të mbeten të rënda. Mjekja Bruna Shiroka thotë se tashmë brenda një familje ka 2 ose 3 të infektuar.

“Që nga adultët edhe adoleshentë të prekur, dhe pastaj grupmosha mesatare janë rastet më të shumta që vëmë re në përgjithësi. 

Në vlerësimin e komplikacioneve madhore nuk është se shohim ndonjë ndryshim sinifikativ, ku temperatura ka qenë një temperaturë e një forme të lehtë. 

Por, pasojat e kësaj gjendjeje mund të kenë qenë shumë herë më të rënda, siç është pneumonia”, tha mjekja.

Me hapjen e shkollave ka edhe adoleshentë të prekur, por më shumë janë mësues dhe edukatorë.

“Ajo që kemi vënë më së shumti vlerësimin qoftë për evidentimin por edhe gjurmimin epidemiologjik, janë kategoritë e mësueseve, edukatorëve te çerdheve dhe kopshteve”, tha mjekja.

Vetëm në zonën e qendrës shëndetësore nr 3, numërohen  400 banorë të prekur me Covid-19, mes tyre vetëm 62 janë aktivë.

1 komente në “Covid shkakton pasoja edhe me temperaturë të lehtë”

  1. sorge says:

    Ti nuk je mjeke por njeri qe perhap panik – ik injornte nga puna se na more ne qafe femijt etj

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje