VIDEO/ Vendimi i Ramës për maska me detyrim në rrugë ndan opinionin: Absurde ta heqim në lokale e restorante e ta mbajmë në rrugë

12 Tetor 2020, 09:23Sociale TEMA

Një muaj e gjysmë pasi shprehej se maska nuk ishte e nevojshme në ambiente të hapura, kryeministri Rama ndryshoi qëndrim. Nga 15 tetori edhe në Shqipëri, sipas tij, maska do të jetë e detyrueshme dhe në ambiente të hapura.

Pas këtij vendimi, qytetarët kanë shijuar të dielën e fundit pa maska në parqe e rrugë. Një pjesë e mendojnë të drejtë vendimin dhe pse deri tani nuk e kanë mbajtur maskën në ambiente të hapura edhe aty ku është e vështirë të ruhet distanca.

Të tjerë qytetarë shprehen se ky vendim duhet diskutuar mes ekspertëve pasi jo të gjithë mund ta mbajnë për orë të zgjatura maskën.

Ndërsa më absurd u duket rregulli që maska hiqet kur jemi në lokal dhe restorant, edhe pse rreziku i infektimit është i madh.

Për të moshuarit, ky vendim nuk do të prishë qetësinë e tyre, madje as lojën e dominosë në ditët në vijim.

Edhe pse ky vendim pritet të shoqërohet me reagime e kundërshti, nga 15 tetori  çdo qytetar do të gjobitet me 2 mijë lekë të rinj nëse kapet pa maskë në rrugë dhe ambiente të tjera të hapura.

2 komente në “VIDEO/ Vendimi i Ramës për maska me detyrim në rrugë ndan opinionin: Absurde ta heqim në lokale e restorante e ta mbajmë në rrugë”

  1. këta jan të cmendur says:

    kush jan kta që thyejn rregullat e logjikës?

  2. këta jan të cmendur says:

    kush jan kta që thyejn rregullat e logjikës?

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje