Mjeku: Të dhënat e deritanishme nuk diktojnë shtrëngim masash në Shqipëri

12 Tetor 2020, 09:14Sociale TEMA

Në studion e “Dita Jonë”, mjeku epidemiolog Fabian Cenko, nga Universiteti Katolik “Zoja e Këshillit të Mirë”, deklaroi se situata e deritanishme nga koronavirusi në Shqipëri nuk dikton shtrëngim masash në Shqipëri.

Sipas tij shifrat që vijnë nga Italia dhe Evropa përligjin masat që merren në Shqipëri.

Duke krahasuar situatën me vendin fqinj Cenko thekson se në Shqipëri nuk mund të flasim për një valë të dytë, por është një ecuri në rritje që vazhdon prej qershorit, ndërkohë që pohon se numrat janë më të larta se dekklarimet.

“Në Shqipëri kemi një ecuri që vazhdon që prej qershorit dhe vazhdon të rritet. Masat duhet të bazohen në të dhëna. Në Itali që para dy javësh ka filluar një valë e dytë. Shifrat që vijnë nga Itali dhe Evropa përligjin masat që merren në Shqipëri.

Nëse ne kemi 130 prej dy muajsh për çfarë arsye duhet të flasim për një përshkallëzim masash. nuk ka arsye për të pasur shtrëngim masash. Unë besoj që të dhënat e padukshme kanë një rritje. Si mund të ketë 130 raste në gusht dhe po kaq në tetor”.

Mjeku epidemiolog thekson se mundësia për tú infektuar nga koronavirusi është e madhe, por sëmundshmëria dhe vdekshmëria varet sistemi shëndetësor. Sipas tij deri më tani është bërë më pak se minimumi i mundshëm

“Mundësia për t’u infektuar është realitet i vështirë për t’’u përjashtuar sëmundshëmria varet nga popullata dhe sistemi shëndetësor ajo që lidhet me vdekshmërinë. Është bërë më pak se minimumi i mundshëm.

Ajo që mund të bëhet më mirë lidhet me vendimmarrjen politke që sistemi shëndetësor mund të bëjë”.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje