VIDEO e vitit: Në TV Zeni mbahen lutje me këngë, që Trump të fitojë zgjedhjet!

13 Tetor 2020, 09:11Sociale TEMA

Në TV e familjes Berisha-Meta ka ndodhur një ngjarje e pabesueshme.

Një grup klerikësh shqiptarë, me banim në SHBA dhe ish- këshilltari i Trump, Steve Bannon, nën moderimin e Evi Kokalarit që zuri vendin e Çim Pekës, kanë mbajtur disa fjalime për zgjedhjet presidenciale dhe i kanë thurur lavde presidentit Trump.

Mes këtyre fjalimeve, pati edhe lutje televizive nga ana e një prifti, një imami dhe një rabini, që Trump të fitojë zgjedhjet dhe të jetë president edhe për katër vite.

Ndiqni një moment, nga lutje-kënga e rabinit, transmetuar në televizionin Zeni TV.

Nëse Donald Trump, nuk i fiton zgjedhjet edhe pas kësaj përpjekje titanike dhe hyjnore, që ka ndodhur në “Syrin” tonë, këtu në Shqipëri, atëherë çdo përpjekje tjetër e populistëve, është fare e kotë.

 

 

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje