Mjekja shqiptare në Gjermani: Maska e panevojshme nëse ruhet distanca. Vendimi në Shqipëri, devijim nga protokolli i OBSH

15 Tetor 2020, 20:29Sociale TEMA

Nga sot, të gjithë qytetarët duhet të mbajnë maskë me detyrim pas miratimit të aktit normativ në kuadër të luftës ndaj koronavirusit edhe në rrugë.

Kjo tregon rritjen e vigjilencës në këto muaj të vjeshtës nga autoritetet, ndërsa thuajse e njëjta gjë po bëhet edhe në vendet kryesore të Europës. Në fakt, mbajtja e maskës ka qenë një temë debati në shumë vende dhe ka përplasur mjaft ekspert të fushës.

Për këtë çështje foli në A2 mjekja shqiptare në Gjermani, Aurora Meta Dollenberg, e cila u shpreh se duhet të jemi pak fleksibël në lidhje me masat e rrepta. Mjekja shqiptare thekson se nëse qëndrojmë më shumë se 2 metra larg njëri-tjetrit, maska nuk duhet të jetë e detyrueshme.

“Në Gjermani, duke qenë se numri i rasteve të reja është në rritje, janë rritur masat mbrojtëse, por maska është vendosur të mbahet në zonat publike në metropole, në rastet kur distanca 1,5 metra është e pamundur të ruhet. Në ambientet e hapura, në natyrë, ku njerëzit mund të ruajnë distancën nuk është e detyrueshme mbajtja e maskës.

Duhet të jemi pak fleksibël në lidhje me masat e rrepta që ushtrohen te popullata. Sa më shumë ta shtypim të drejtën për të dalë, aq më shumë njerëzit do të tentojnë ta shkelin rregullin. Nëse njerëzit qëndrojnë më shumë se 2 metra larg njëri-tjetrit, maska nuk duhet të jetë e detyrueshme. Për sa kohë ky vendim prek të drejtat e njërit ka edhe vendim politik në të”, u shpreh Aurora Meta Dollenberg.

Teksa komentoi vendimin në Shqipëri për mbajtjen e maskave në të gjitha ambientet publike, mjekja u shpreh se ky është një deviacion nga protokolli i përgjithshëm që kemi nga OBSH.  “Ky deviacion është në dobi të shëndetit, por është diku më radikal se ne në vendet europiane”.

10 komente në “Mjekja shqiptare në Gjermani: Maska e panevojshme nëse ruhet distanca. Vendimi në Shqipëri, devijim nga protokolli i OBSH”

  1. Usa says:

    Kjo eshte idiote. Devijimi nga protokolli i Trampit.

  2. Kovi says:

    Po kur je ne rruge moj mjeke shqiptrogjermane dhe pata teje ta hedh gelboqen njeri nga 2 5 metra largesi, apo teshten pa vene doren para gojes, si t’ia bejme?!

  3. mond says:

    Mire moj mjeke mire por mos fole nga Gjermania per ne Shqiperi, ke pare atje ndonje burre te puthe ne mes te rruges burra te tjere???? E te shtrengohen e mos ndahen tre kater here???

  4. Roberto says:

    Po mire moj mjeke se nuk po ta shohim fytyren se kush je. Po ne Itali?? France?? Belgjike?? Pse eshte vene maska me detyrim?? Apo edhe atje sundon Edi Rama??? Mos shperdoro detyren e shenjte te mjekut duke i sherbyer kushedi se kujt qe do medoemos te dale jashte rregullave. OBSh sa per dijeni ka bashkepunuar me Qeverine Kineze dhe nuk kane lajmeruar ne kohe perhapjen e virusit MADE IN CHINA gje e cila beri qe te perhapej ne menyre shume te shpejte dhe tani pasojat po i heq gjithe bota. Ti si mjeke duhet te jesh e para qe duhet te flasesh ashtu sic duhet. Mos valle Rama ka ndonje strategji qe kerkon maska per te gjithe?? Ma shpjego ti se c’fiton Rama apo kushdo tjeter qe thote mbani maskat. Njerez te cudicem.

  5. Atdheu says:

    Po mire moj mjeke shqiptarogjermane, a e di ti se me c’njeres ke te besh ne Shqiperi? Te vjen tjetri dhe te kollitet mu ne surrat. Jo me te respektojne distancen.

  6. Boston says:

    Ketu ne Boston te gjithe mbajne masks ne rruge….,
    Kete “mjeke” e ka pare Gjermania dhe jo kjo.
    Studente e dobet……

  7. PO MIR MOJ
    MJEKE
    QE JETON NE NJI NDER POPUJT E SHOQERITE
    ME TE TE DISIPLINUAR DHE ME TE KULTURUAR
    DHE ZBATUESIT ME RIGOROZ TE LIGJEVE TE SHTETIT
    —–
    NJEH SHQIPTARI SHPELLAR LIGJE- RREGULL RRESPEKT NE SHOQERI-
    E MBI TE GJITHA KUPTON AI CDO TE THOTE DISTANC ❔❕?
    DUHET MEI PAS PENEVREKET ME VRYMA TE BESH DEKLARATA TE TILLA
    PA PIK PERGJEGJESIE SE E HUDH ATE
    NE CILIN STAN ✌?

  8. Mjekja shqiptare në gjermani says:

    më plasi trapi se cbëni ju në shqipëri !!

  9. Dani says:

    Mirë e ka kjo zonja po nuk mbajte mask mbaj një metër nga të tegut dhe mos i lejo njerzit të futen brenda 2 metrit.

  10. Nje Shqiptare says:

    Miremengjes

    I drejtohem asaj mjekes ketu ne Gjermani cfare i duket Tirana asaj qe flet per metropolet ?? Se nr me i madh i infeksioneve eshte ne Tirane sipas statistikave?! Bindjuni ligjit ashtu sic ben gjithe bota kjo eshte nje detyrim kush e ndjen veten Shqiptar dhe aq me shume Tironas

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje