Tit Vasili sulmon Edi Ramën: Unë vija nga Qabeja, ai më thotë u bëra haxhi

15 Tetor 2020, 11:13Politika TEMA

I ftuar në “Ditë e Re” në RTV Ora, nënkryetari i LSI Petrit Vasili nuk i ka kursyer batutat në adresë të kryeministrit Edi Rama.

Teksa shpjegonte se si politika në tërësi dhe kryeministri në veçanti kanë folur gjatë pandemisë Covid-19 më shumë se profesionistët, si një mjek prej afro 4 dekadash, Vasili lëshoi këtë batutë:

“Unë 38 vite në profesione. Ai fliste më shumë. Si themi ne nga Vlora. “Unë vija nga Qabeja, ai më thotë u bëra haxhi”

Sipas Vasilit,m kur politika i imponohet shkencës, quhet inkuizicion.

Po ta pyesësh Silva Binon ose Pëllumb Piperon që e kam patur bashkëpunëtor dikur kur isha ministërs…

Po ti pyesësh të gjithë këta, nuk mbaj mend sa beteja të vërteta kam kaluar.

Duhet të flisnin këta, i pëlqen ose jo politikës. Sa herË në këtë punë politika imponon shkencën, ky është inkuizicion”, tha Vasili.

Në fund të intervistës, nënkryetari i LSI nuk harroi të përsëriste apelin e tij të përhershëm:

Testo-gjurmo-trajto. Nëse nuk testojmë shumë dhe nuk i trajtojmë siç duhet, po i ikëm kësaj triade, maska ka 0 vlerë

2 komente në “Tit Vasili sulmon Edi Ramën: Unë vija nga Qabeja, ai më thotë u bëra haxhi”

  1. Artani says:

    Peço, nuk zure mend. Tani je dhe burrë në moshë dhe nuk të ka hije të thuash gjepura. Bëhu më serioz.

  2. Pelioni says:

    O Peço vasiljusi të pamë mor të pamë kur ishe ti ministër shëndetsie QSUT-ja qebaptore,Tirana shurrtore,sa për atë Qabene merr leje të Janulla pastaj zëre me gojë o Peço që ngelë tu ja mbajt likes në gojë,por mbrapa deri në 2025 do kesh të të gjatin e të gjatit,mos u merzit bëj si të bësh,kur e mban Mona me lulushin,ti që je veç numuror topi nuk e ke problem Aferim Peço.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje