Patozi publikon foton: Maska si shall, sa për të qenë në rregull me policin!

15 Tetor 2020, 10:33Politika TEMA

Koordinatori i Bindjes Demokratike, Astrit Patozi ka publikuar foton e një qytetari i cili sot ka respektuar vendimin e qeverisë për vendosjen e maskës.

Mirëpo, Patozi vë në dukje se maska po përdoret nga qytetarët si shall, vetëm për të qenë në rregull me policin, e jo për tu mbrojtur nga Covid.

“Maskat si shalle! Maska plot në rrugë, por shumica si shalle. Jo për të mbuluar hundët dhe gojën, por thjesht të varura në qafë.

Dmth për të qenë në rregull me policin, se për Covid-in nuk ka problem”, shkruan Patozi.

 

2 komente në “Patozi publikon foton: Maska si shall, sa për të qenë në rregull me policin!”

  1. Emigranti Athine says:

    S’na the ndonje gje te re . Ne gjithe boten e njejta gje ndodh .

  2. mandi says:

    Po he pra bej dhe ti dicka, mos bej ironi, fole me kta njerez qe ta kuptojne se nuk eshte per policin por per te gjithe ne.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje