Kryetarja e LSI, Monika Kryemadhi deklaroi se kishte qenë e bindur që kryeministri Edi Rama nuk do ta respektonte marrëveshjen e 5 qershorit.
Ajo tha se kryeministri bëri çdo veprim për të provokuar opozitën në mënyrë që të braktiste reformën zgjedhore dhe t’ja linte asaj përgjegjësinë për dështimin e reformës zgjedhore.
“Nuk kam pasur asnjëherë dyshime përsa i përket marrëveshjes së 5 qershorit që Rama nuk do ta respektonte. Gjithmonë shpresat e tij kanë qenë që opozita do të ishte refraktare, pra do i largohej çdo përgjegjësie të saj.
Sepse mendonte që djegia e mandateve apo bojkotimi i zgjedhjeve vendore do të vazhdonte të njëjtin precedent. Por marrëveshja e 5 qershorit ishte një detyrim, që ne si opozitë kishim përballë kushteve të Bashkimit Europian për hapjen e negociatave që fillon me reformimin ose ndryshimin e miratimit të 5 rekomandimeve të OSBE/ODIHR-it për kodin zgjedhor.
Kur marrëveshja e 5 qershorit u firmos nga opozita, atëherë Rama vazhdonte të provokonte me ndryshimet kushtetuese.
Edhe këto ndryshime kushtetuese që ka bërë, të cilat në fakt nuk është se krijojnë ndonjë ndryshim të madh përsa i përket dakordësisë që shqiptarët kanë me qeverisjen.
Kanë të bëjnë më shumë me fyerjen që kryeministri në ikje i Shqipërisë, zoti Rama i ka bërë institucioneve ndërkombëtare, të cilët kanë qenë ata që e kanë përkrahur më shumë seç duhet dhe që kanë sjellë sot këtë situate”, u shpreh ajo.
Kryetarja e LSI tha në Fax Neës se kodi i ri zgjedhor favorizon partinë e saj dhe opozitën në tërësi.
“Ajo që dua të theksoj është që këto ndryshime kushtetuese që ai ka bërë, për sa i përket LSI-së, e favorizojnë për të rritur numrin e mandateve të saj.
Ndërkohë që favorizojnë edhe opozitën në tërësi në qoftë se të gjitha forcat politike, jo vetëm ato që janë brenda frontit opozitar, por edhe shumë forca të tjera politike të cilat janë të dyzuara.
Tashmë që Rama e bëri të qartë që ne do të hyjmë të vetëm në zgjedhje, pa asnjë përfshirje tjetër në listat e Partisë Socialiste, shanset dhe mundësitë për opozitën janë që jo vetëm të zgjerojë tryezën e saj, por të zgjerojë edhe listat e përfaqësinë e saj me kandidatët.
Kjo çon drejt një maksimizimi që asnjëherë nuk ka ndodhur një rezultat i tillë. Pse? Sepse edhe urrejtja popullore është më e madhe seç mund të ketë kaluar Shqipëria në të gjithë periudhën e tranzicionit”, nënvizoi Kryemadhi.
Kesaj i thone “pirth te cfryhesh” moj e shoqja e Like preshidentit…
Eshte e pabesueshme si kjo halabake njelloj si te jete rritur ne brake del per dite ne mediat e saj bythelepirese qe paguhen nga dy banditet , majozet, hadutet dhe kriminelet e Shqiperise Sali krimineli dhe Like kusari,del dhe flet perdite idiotlliqe dhe karrlliqe qe vetem Tit gomar Peshkatari dhe Luan Hajvan Rama I besojne
Kur të shikoni rezultatin më 26 prill nuk do u besoni syve.
O Mona! Urrejtja po te jete popullore, eshte me e madhe per burrin tend e ty, pa perjashtuar kriminelin Sali dhe sherbetorin e tij qe qelloi mbi shqiptaret e i vrau ne bulevard. Ne do ulurijme per drejtesi deri ne varr; kjo eshte detyra jone, ndersa demokracia paska qene nje krimokraci hajdute dhe e poshter qe nuk krahasohet as me kobren qe jeni ju.