Ish-themeluesi i PD-së: Ja pse është farsë gara për përzgjedhjen e kandidatëve për deputetë

14 Tetor 2020, 18:05Politika TEMA

Para pak ditësh, degët e Partisë Demokratike në të gjithë vendin organizuan zgjedhje të brendshme për të përcaktuar kandidatët për deputetë.

Kjo mënyrë e të zgjedhurit ka shkaktuar debat të madh në opinionin publik, madje edhe vetë brenda strukturave të Partisë Demokratike. Inxhinieri Arben Meçe, i cili njihet si një nga themeluesit e Partisë Demokratike tha në studion e emisionit “Top Talk”, se procesi i votimit ishte farsë.

Praktikisht unë dua të jap mendimin tim sepse asnjëherë nuk kam qenë për listat e hapura vetë, për dy arsye. Pikë së pari, ne nuk kemi grupime politike demokratike, përfshirë këtu edhe Partinë Demokratike dhe e dyta nuk kemi një grup militant politik që ka edukatën të bëj ë një zgjidhje.

Për hir të së vërtetës, i gjithë procesi i reklamuar si një zhvillim i ri në Shqipëri nuk është gjë tjetër vetëm një farsë që në thelb ka një anarshi të konsoliduar qartë dhe që argumentet që mund të japin, do të vërtetojnë që është një proces që as farsë nuk mund të jetë, pasi do të shihni finalen që ky proces do të bie si boomerang, falë rezultateve të saj. Një proces fillon por analizën e tij do ta bëj në fund fare kur të mbarojë procesi.

Po keni parasysh rezultatin e zgjedhjeve kur thoni finalja, apo finalen e këtij procesi në vetvete?

Kam parasysh të gjithë procesin sepse në qoftë se deri tani ka deklarata dhe është e vërtetë që ka pasur deklarata të debatueshme për të kuptuar çfarë ka ndodhur duhet të futemi në detaj të procesit. Duhet të futemi në një fakt në disa elementë që kur i zbërthen kupton thelbin e farsës dhe produktin që do të jetë. Së pari flitet për mbi 4.000 veta të cilët erdhën nga baza dhe u konsoliduan nga një grup. Ky grup që për hir të së vërtetës ka një farë anonimati në kuptim jo të personalitetit të tyre, por të kryesh një proces duhet të kesh një ekspertizë për ta bërë një gjë të tillë. U ekspozuan pesë persona që kanë një CV të admirueshme por nuk kishin ekspertizën për të bërë seleksionimin.

Po pse nuk e kishin ekspertizën?

Këta nuk e njohin Partinë Demokratike dhe elektoralin

Genc Ruli nuk e njeh Partinë Demokratike, Besnik Mustafaj?

Absolutisht këta janë njerëz që kanë punuar në strukturat ekzekutive të Partisë Demokratike, por në njohjen e elektoralit nuk kanë njohuri. Nuk ka burrë nëne t’i njohë këta përveç strukturave organizative të partive që i njohin.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje