Në konferencën me gazetarët, Basha paralajmëroi se nëse Rama nuk merr në konsideratë masat e propozuara nga PD shumë shpejt vendi do të arrije tavanin e infeksioneve nga COVID.
“Spitalet kanë arritur kapacitetet maksimale. Qeveria nuk ka reaguar, as për të thënë që është e vërtete dhe as për ta hedhur poshtë. Nuk fshihet dielli me shoshë.
Nuk mund të pranojmë si opozitë që një çështje që ka të bëjë me jetën e çdo shqiptari të trajtohet sikur është inekzisten dhe gjeli të vazhdojë të kakarisë si pulë.
“Po përjetojmë shifra shumë shqetësuese dhe qeveria po fsheh si vdekjet por edhe numrin e të infektuarve që janë më të larta. Nuk ka asnjë masë që ka marrë, vetëm kakaris si pulë e këndon si gjel.
Përgjegjësia është e Ramës dhe ministres së Shëndetësisë, ndërkohë që të gjithë vendet kanë marrë masa drastike për të parandaluar shpërthimin e infektimeve.
Masa e suksesit nuk është të futësh kokën si struci, apo të thuash që infektimit nuk kanë arritur tavanin e rekordit. Sepse kur të jemi aty dhe do të jemi shumë shpejt aty, duhet ti thuash shqiptarëve çfarë bëre për tu përgatitur.
Sot nuk ka më asnjë minutë kohë për të pritur. Edhe në rrafshin e shëndetësisë dhe atë të ekonomisë. Vendi është futur në një qorrsokak drejt greminës. E vetmja mënyrë për ta frenuar sado pak është që të marrim ato masa që po marrin vendet e tjera”, tha Basha.
Teksa e quan Ramën palaço, Basha thotë se nuk ka mbajtur premtimet që u ka dhënë shqiptarëve.
“Situata nuk do ishte kështu nëse do ishin marrë parasysh masat që kemi thënë ne. Përballeni palaçon me premtimet që u ka bërë shqiptarëve.
Nxirrjani kur thotë për paketën e tretë, ndërkohë që vendet e tjera kanë bërë paketën e katër. Është kriminale mënyrë si sillet me shqiptare. Vetëm një kriminel që urren popullin e tij”, tha ndër të tjera Basha.
E kush tha se Lul (se cdo te thote lul ne gjuhen hollandeze e di mire ku) trapi eshte ndryshe nga doktor vdekja?
e si mund te behet kryeminister ky me kete fjalor rrugacesh.Fol me argumenta jo fjalor rrugesh o i pa edukuar,prevers
Hajde gaztor,hajde,ti je per estrade,ti nuk do pusht-tet se je rehat me gjobat qer ven,po behu gati per ato gjygjet me procedure,se erdhi koha te te mblidhet laku dhe ty me shoke,ty te perdorin,se ti celsat e kashtes ke
Ky eshte I veteemeruari kryeminister I ardhshem?!?! Ka 8 vjet qe sterros gjithcka.Flet cfare t’i vije ndermend dhe kjo eshte e drejta e tij. Por te fyesh dhe te etiketosh tjetrin me nje fjalor rrugacesh ,kjo quhet poshtersi. Je shendruar ne nje Klloun cirku.
Je shkatrimtari i PD. Vetem per kete krim do te mbahesh mend.
Pse ti të gjobitesh nesër kur ata dje u falën nga gjobat????
O surrat i fry nga Viagrat,
qe shperthen si kokoshke pre bythes se Tarzanit te Pillit
mbasi majmuni president i ka gut Kallamoqin e fitores pas ?