Lëvizja Socialiste për Integrim ka zgjedhur kryesinë e saj për bashkinë e Durrësit, e cila do të qëndrojë si e komanduar deri në përfundim të procesit zgjedhor të forumeve drejtuese të kësaj partie.
Më herët kryetarja e LSI-së Monika Kryemadhi bëri të ditur se nëntor do të mblidhet Konventa e kësaj partie ku dhe do të votohet për forumet e reja drejtuese.
Nje rinovim i tille i kupoles drejtuese te LSI ne qytetin bregdetar ka ardhur pas “tradhetise” se Lefter Kokes, i cili nuk “dogji” mandatin e deputetit, duke thyer vendimin e partise. Madje akuzohet se ka kaluar ne PS me Edi Ramen!
Ekipi i ri drejtues i Bashkisë së Durrësit:
Kontjana Kuçi, kryetare e LSI Bashkia Durrës
Bujar Dhima, nënkryetar i LSI Bashkia Durrës
Eno Karapici, nënkryetar i LSI Bashkia Durrës
Ervis Vata, Sekretar i Përgjithshëm i LSI Bashkia Durrës
Vetë Kryemadhi pati takim me strukturat në Durrës një ditë më parë ku tha se Durrësi është një nga qytetet më të rëndësishme në Shqipëri, për vetë pozitën gjeografike dhe influencës që ka në politikën dhe ekonominë shqiptare.
” Duam krijimin e një zhvillimi ekonomik, me krijimin e vendeve të reja të punës. Durrësi të ketë mundësinë për zhvillimin e kësaj vije bregdetare.
Universiteti është një nga pikat kryesore për zhvillimin e Durrësit. Duam përfshirjen sa më shumë të intelektualëve, për t’i pasur pjesë e hartimit të politikave të qeverisjes nesër, të parlamentit e qeverisë vendore”, është shprehur Kryemadhi.
Po kush ta var ty ne durres moj Nafije dybeku. Shko rregullo kodercurrrilen ku leshelija grabiti 1.5 miliard leke nga investimi me i turpshem ne Durres qe per nje vit perfundoi ne det duke e bere kodren me keq se sa ishte para investimit. Po macen Sasha a ke emeruar n/kryetare te leshelis ene Durres se i takon se eshte brenda zones …Ne Durres do pesosh zhgenjimin me te madh ne 2021 sa do habitesh dhe vete aq urrejtje kane njerzit per leshin e dhise.
Caktoj pra intelektualet per lesh e line ashtu sic bere me kryesine e lesh e lise ne durres pa pyetur asnje, apo nuk ke te tjere, me siguri nuk ke. Prandaj ne durres do te marresh leshte e likes.