Përçarje brenda PD? Anëtari i Bordit të Bindjes Demokratike: Nuk është faji i alternativave të reja!

14 Tetor 2020, 09:07Politika TEMA

Anëtari i Bordit Drejtues të Bindjes Demokratike, Leonard Olli i ka dhënë një përgjigje të gjithë skeptikëve që pretendojnë alternativat e tjera të reja, po përçajnë Partinë Demokratike.

I ftuar në A2 CNN, Olli risolli në vëmendjen vitin 2017, kur Bindja Demokratike nuk ekzistonte dhe PD në opozitë, mori 230 mijë vota më pak se katër vite më parë.

“Unë po u bëj një pyetje ju në studio, por edhe të gjithë opinionit.  Në vitin 2017 në rrethana të pasqaruara, lidershipi aktual i PD-së, kur Bindja Demokratike nuk ekzistonte, pësoi një hemorragji. Çfarë ia shkaktoi humbjen e 230 mijë votave PD-së?

Një parti pretenduese për qeverisje në vend që të ketë shansin për të rikuperuar, humbi në mënyrë drastike? Ka qenë faji i alternativave të reja? Jo. Një parti në opozitë, duhet jo vetëm të tentojë të mbajë elektoratin e saj, por duhet të frymëzojë edhe elektoratin gri”-tha Leonard Olli.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje