Kryebashkiaku Erion Veliaj deklaroi se Ikir Meta ka dalë jashtë kornizës së tij kushtetuese ku në vend që të jetë aty si mbrojtës i unitetit kombëtar, përdor gjuhë përçarëse dhe të padenjë për një president.
“Është një gjuhë e padenjë për një president, presidenti Moisiu nuk do fliste kurrë kështu. T’i thuash kundërshtarit buburrec, është fjala që përdornin në gjenocidin “Hutu dhe Tutsi” (Ruanda), pra në pragun e gjakderdhjes më të madhe të kohëve moderne, një palë i thoshte palës tjetër buburrec.
Kështu që ky është një fjalor i padenjë, një fjalor përçarës dhe është jashtë kornizës së presidentit, duhet të jetë aty si uniteti kombëtar, jo si përçarësi kombëtar.
Meta ka humbur fokusin, merret me Astirin, Teatrin, president që do të bëjë punët që janë poshtë tij s’kisha parë. Më shumë do të japë mend për punët e tjerëve, se për atë që është caktuar.
Gjuha përçarëse, fyese, nuk i shkon Metës. Hajde garo për kryetar Bashkie dhe të shohim kush është më i mirë “, tha Veliaj per Report TV.
Kreu i Bashkisë u shpreh se Meta po përdor një retorikë përçarëse.
“Flet kot për Vojo Kushin. Unë vetë kam shkuar dhe kam hequr lloton që kishte eklipsuar bustin e Vojo Kushit ish-deputeti i LSI-së, i Bulqizës, që po ndërtonte dhe po i hipte sipër Kushit. Shkova dhe ia hoqa kioskën.
I thashë s’mund t’i hipësh sipër siç ia hipi ai tankut. Kështu që ka diçka që nuk shkon këtu. Këtej flet për Vojo Kushin, andej shkojnë e ia hipin busteve”, deklaroi Veliaj.
Bravo Lali ??
Epo kur bën dhe ky zdromsi si i fortë. Shiko rrugët ore legen se na ka zënë tmerri të dalim me makinë. Ty s’të dhimbset as nafta e as mirëmbajtja se i bën me lekët e shtetit.
P.S: Like floriri është [email protected], por ti shpirtzi.
Trim mbi trima njai Erion Veliaj.
Tash Tironen nen kembe e ka shtri.
Le te shkoj te garoj ne Skrapar po deshi Veliaj dhe ta shikoj kush fiton!
E mund Iliri me 100% te votave.