Kryetari i Grupit Parlamentar të Partisë Socialiste Taulant Balla deklaroi nga Elbasani se shqiptarët nuk kanë një alternativë më të mirë sesa Partia Socialiste për të votuar më 25 Prill.
Përmes një postimi në rrjetin social facebook Drejtuesi Politik i PS për Qarkun e Elbasanit thekson se kundërshtari shumë i dobët dhe i pabesueshëm për t’i dhënë votën, nuk krijon një garë të mirëfilltë idesh, programesh dhe ekipesh.
Sipas Ballës, gjatë dy muajve në vijim përmes Platformës Digjitale PS do të marrë nga anëtarësia vlerësimin mbi performancën e ministrave dhe deputetëve.
Postimi i plotë i Taulant Ballës:
Sqiptarët, sot nuk e kanë një alternativë më të mirë sesa Partia Socialiste, madje sot ka edhe më shumë arësye për të na ribesuar drejtimin e vendit, më shumë sesa edhe tre vite më parë. Këtë njerëzit e dinë. Shumica e tyre nuk e diskuton, por kjo sot s’na mjafton. Kundërshtari shumë i dobët dhe i pabesueshëm për t’i dhënë votën, nuk krijon një garë të mirëfilltë idesh, programesh dhe ekipesh.
Tërmeti dhe pandemia nuk ishin ngjarje dosido, por janë nga ato ngjarje që tundin tokën nën këmbët e një vendi të tërë dhe jo më të një qeverie. Dhe shqiptarët janë dëshmitarë dhe gjyqtarë të pagabueshëm.
Gjatë dy muajve në vijim përmes Platformës Digjitale ne po marrim nga anëtarësia vlerësimin mbi performancën e ministrave dhe deputetëve.
Zgjedhja sot në zemrat e shqiptarëve është e thjeshtë. Edhe në fletën e votimit në pranverë 2021 po aq: votojnë Partinë Socialiste dhe Edi Ramën?????