Fatos Lubonja: SHBA s’do t’ia dijë për ne, ata duan të zhvasin Shqipërinë. Për fat kemi Ilir Metën

13 Tetor 2020, 17:35Politika TEMA

Fatos Lubonja në një shkrim të publikuar tek “Panorama”, thotë se SHBA nuk del kundër Ramës, pasi sheh interesat e veta ekonomike në Shqipëri.

Ai sjell rastin e Skavicës, që do të ndërtojnë amerikanët.

Edhe BE, thotë Lubonja, nuk do t’i dijë për demokracinë, pasi ka interesat e saj.

Në fund, Lubonja thotë se për fat, kemi Ilir Metën.

Shkrimi i Lubonjës

Është interesante të vihen re diferencat në qëndrime midis tre ambasadorëve, që u bënë garant për marrëveshjen e 5 qershorit, pas aprovimit nga Parlamenti të ndryshimeve të njëanshme të Kodit Zgjedhor.

Amerikania Kim ishte qartazi mbështetëse, edhe pse shtoi se do të kishte dashur që marrëveshja e 5 qershorit të ishte respektuar.

Ai i BE-së, Sorecca, i mëshoi pak më shumë kësaj pjesës së 5 qershorit, por nënvizoi hapat përpara që ka bërë Shqipëria.

I vetmi që shprehu zhgënjim pa ndonjë mbështetje për mosrespektimin e marrëveshjes ishte ambasadori britanik, Norman. Janë tri qëndrime që nuk mund të mos i shohim të palidhura me interesat e të tri palëve që përfaqësojnë ambasadorët.

SHBA-të nuk mund të mos jenë mirënjohëse për politikat e Ramës në përkrahje të administratës amerikane, së fundmi edhe për dhënien e Skavicës një firme amerikane shumë të përfolur në kohën kur kjo bashkëpunonte me qeverinë Berisha. (Pa harruar edhe rrethimin që i ka bërë mjeshtri i manipulimit Rama ambasadores për t’i paraqitur një vend normal që po përparon, ndryshe nga ç’thonë armiqtë e brendshëm të Shqipërisë).

Sorecca-s i duhet t’i mëshojë narrativës së tranzicionit të Shqipërisë drejt BE-së, që është edhe puna e tij sipas formulës: keni bërë hapa përpara, vazhdoni në këtë drejtim. Sidomos në këto kohë kur BE po sfidohet në rajon jo vetëm nga Turqia, Kina e Rusia, por edhe nga SHBA.

Britaniku, që nuk i ka këta interesa, duket se e sheh Shqipërinë më ftohtas, ndoshta edhe nën optikën e problemeve në rritje që ka krijuar në Britani krimi i organizuar shqiptar.

Gjithsesi, Edi Rama s’ka se si të mos jetë i kënaqur për këto qëndrime, sepse shqiptarët, të mësuar ta shohin vetveten nëpërmjet syrit të të huajve, në vend se të shihnin ndonjë qëndrim dënues për aktin e Ramës, morën mesazhin se ai vazhdon të ketë mbështetjen e tyre.

Në fakt, shkelja e marrëveshjes ishte konfirmimi i radhës se Rama po e fut vendin në një tunel antidemokratik gjithnjë e më të thellë, nga i cili zor se do të mund të dalim me rrugë normale. Problemi është se shumica e shqiptarëve, edhe në sajë të dekurajimit që përcjellin këta soj ambasadorësh, në vend që të revoltohen nga padrejtësia dhe gënjeshtra që tashmë ulëret, duket se i janë nënshtruar pritjes së këtij fataliteti. Një pjesë e madhe po bën valixhet gati për të ikur në rast të një fitoreje të tretë të Ramës. Të tjerë komentojnë se, ashtu sikurse është katandisur ky vend, nuk vlen më as të lëshosh hije në të e se s’ka opozitë ta kthejë dot më në rrugë të mbarë.

Në kontrast me këtë pesimizëm, që personalisht e shoh mbizotërues, spikat një lloj qetësie optimiste e PD-së, e cila shprehet se çfarëdo që të bëjë Rama, vota e 25 prillit do ta gjejë atë humbës. Duket se kjo qetësi e PD-së mbështetet mbi sondazhe dhe mbi një frymë pakënaqësie, që ndihet tashmë në ajër që e bën të besojë se lumi i votave kundër do të vërshojë aq furishëm, saqë nuk do të ketë digë e barrierë rilindëse që ta përmbajë. Sipas disa zërave, qetësia e Bashës vjen edhe nga fakti se këshilltarët e tij elektoralë të huaj i kanë sugjeruar se duhet të përqendrohet tek evidentimi i rënies ekonomike të vendit dhe te premtimi për të forcuar shtresën e mesme nëpërmjet uljes së taksimit të saj nga 23 % në 9%.

Shumë më i zëshëm është qëndrimi i Presidentit. Ai flet me tepër ashpërsi për akte të rënda, dramatike që po ndodhin, por në anën tjetër shprehet se ruan besimin se shqiptarët do t’ia tregojnë vendin Ramës nëpërmjet “referendumit” të 25 prillit.

Do të uroja të ndodhte kështu, por mbrapa optimizmit të opozitës ka ca “por”-e.

“Por”-i më i madh vjen nga fakti se tashmë është e qartë se Rama po bën gjithçka për të ruajtur pushtetin në një situatë ku kuptohet se ka humbur konsensusin e shumicës. Ndryshimi i njëanshëm i Kodit Zgjedhor duket qartazi se është tregues i masakrës elektorale që po përgatitet. Ndërkohë, as publiku dhe as opozita vetë nuk duket të jenë të qartë se me çfarë mjetesh do ta ndalojnë atë, pasi Rama ka në dorë të gjitha pushtetet, më shumë nga ç’i kishte në kohën kur opozita dilte nga Parlamenti, duke deklaruar se me Ramën nuk ka zgjedhje të lira. Pyetja është: cili do të jetë arbitri që do t’i bjerë bilbilit për faullet e Ramës gjatë lojës? Fakti që ambasadorët nuk i ranë bilbilit me ndryshimin e Kodit Zgjedhor, heq shpresën se ata mund ta luajnë këtë rol siç shpresonte aq shumë opozita kur hyri në negociata.

Dikush mund të shtrojë pyetjen: po çfarë duhet të bëjë opozita në këto kushte, të mos shprehë optimizëm, apo të mos hyjë në zgjedhje?! Jo, por meqenëse nga të gjitha shenjat duket se shpresa e vetme është vërshimi i popullit të pakënaqur në kutitë e votimit, gjykoj se duhet të jetë më aktive për t’i motivuar njerëzit. Për këtë them se nuk duhet të mjaftohet me denoncime, premtime apo duke u dhënë një lloj optimizmi pasiv me kumtin se Rama ka mbaruar, por të ndërtojë një optimizëm aktiv nëpërmjet dialogut dhe bashkëpunimit të vërtetë me njerëzit, duke i bërë pjesë e politikës, të vetëdijshëm se pa ndihmën e angazhimin e tyre kjo e keqe vështirë se mund të luftohet.

40 komente në “Fatos Lubonja: SHBA s’do t’ia dijë për ne, ata duan të zhvasin Shqipërinë. Për fat kemi Ilir Metën”

  1. shoku zenit e argites says:

    ky e don ne burg ilir mutin prandaj
    e ndersen kundra amerikes
    ku amerika ja ka kopsit dosjen metes
    vetem pune ditesh
    keta gazetaruc ja thyen qafen dhe opozites
    tani jane ne drejtim te padirur

  2. Usa says:

    Ky osht komplet gomor.

  3. Terri says:

    A ti je analist rrote trapi qe ske turp

  4. kujtimi says:

    Shume mire ore idiot lubonja, kemi ilir meten qe na zhvat me shume se shba, e nuk kemi nevoje per hajdut tjeter. A ti more lubonje do ata dy pjetrat e spacit, ata te vinin hakut. Vetem ata ta dine miden ty, mos harro se njeri te pakten eshte i forte edhe tani se del ne media. Pleher, si nuk u bere nje here njeri si te tjeret, por vetem kundrabedal. Pleh. Por ne fakt nuk ke faj, ti u shkollove per shkencetar si i biri i lubonjes se madh dhe dhender i fadilit, por nuk te eci me xhaxhin, po ben karriere tani neper media si debil qe je.

  5. petriti says:

    Paska rrjedhur nga mendet! Qofte shendosh nga fiziku Vitet e bejne te veten.

  6. Lala says:

    CFAR PRET NGA KY QE spiunoi BABEN E VET KY ESHTE HALE ?????????????

  7. Jim says:

    Cudi si lajthiti Ky njeri kaq shpejt?

  8. veterani says:

    Ky idjoti ja ka kaluar edhe shokut Enver…

  9. Roberto says:

    Po Fatos. Eshte fat i madh per ty qe ke Ilir Mutin President.

  10. Boo says:

    Perseri PLEHGAZETARET e temes ,mashtrojne me titullin duke deformuar esencen e shkrimit te Lubonjes qe si gjithmone flet hapur dhe drejt.

  11. Baca-Bajram says:

    Wow! Me ne fund doli dhe ku tyci. Sipas trurit te shoshitur te Lubonjes “Vdekje Imperializmit Amerikan dhe rroft Ilir Meta! URRAAAA!!!” Po c’harxhoni faqet e gazetes me nje debil te till.

  12. Agimi says:

    Ky është një koqe kandari.

  13. Nasuf says:

    Kush i jep ketij hapesire mediatike eshte njelloj me te sado qe ta shash ne gazete njerzit keshtu i kuptojne nuk i kupton si ju anslistet e famshem .por prape mire beni se mbylken televizionet

  14. muta Cubi cepanit e vjedh vet Shqiperine ,
    cfar ngelet i thot ambasadoreve te Huaj,
    Ngjyeni edhe Ju pak.
    Shqiperia ka per te gjithe .
    Ne jemi Fshatar-Shpellar politikan mikprites ,qe si lem that Mikun e shtepise ?

  15. specialisti says:

    Z.Lubonja
    Po sheh endrra me sy hapur.
    Amerika nuk ka frike asnjeri e ta thote hapur.
    Si nuk e kritikove nje here veprimin e opozites se bashkuar ,per te dal nga parlamenti e per te mos marre pjese ne zgjedhjet lokale ?
    Tani thua qe Rama i ka te gjithe pushtetet,por ti e di qe ja dhuroi vete opozita.
    I shikon shume ceket problemet madhore.
    Te therrasin ne emisione efjet me vehte sepse nuk te degjon njeri

  16. Olimpia says:

    Ti Lubonja je nje ndyresire antishqiptare.Ti kerkon qe te rikthehet anarkotribali nazist Berisha dhe gangsteri Meta te drejtojne perseri Shqiperine ,pasi e shkaterruan totalisht dhe e vodhen deri ne qindarke.Ti fytyre e degjeneruar je shnderruar ne nje karikature e izolimit te Shqiperise,antiamerikan dhe antieuropian,kur shqiptaret per here te pare ne histori fale deve nderhyrjes vendimtare te tyre jane bere zyrtarisht me tre shtete.Afro 6 milione ,pavaresisht kufijte formale ,po shkrijne ndarjen mbi 100 vjecare hap pas hape,natyrisht ne perputhje me kushtet nderkombetare. Natyrisht Rama eshte nje liberal ,jo i majte ,por megjith gabimet dhe karakterin e veshtire ,eshte i vetmi ne 30 vite qe po perpiqet ta fute vendin ne rrugen e modernizimit perendimor ,natyrisht duke shfrytezuar voten e shumice se majte te shqiptareve.Perfytyro ti japesh pushtetin Berishes,Metes dhe lolove te tyre Basha dhe Mona ,ne kulmin e pandemise dhe rindertim it pas termetit.Do te versulen si hordhite barbare per te vjedhur miliardat qe po investon BE per ta afruar rajonin me nivelin e BE. Eshte kjo aresye qe perendimi perkrah Ramen dhe jo barbaret qe braktisen te gjitha institucionet per te realizuar nje grusht shteti.Lubonja,Basha duket i ,qete,, sepse i kane shkulur design, nuk kupton kaq.?..Sepse ai dhe Berisha nuk shkelin me ne SHBA.Sepse je kaq idiot sa te mos kuptosh qe CIA di gjithcka mbi Shqiperine ,si per gjithe boten dhe nuk mund ti lere shqiptaret mirenjohes ndaj SHBA , ne duart e banditeve dhe hajduteve te Berishes dhe Bashes.E tha shume qarte sot ambasadorja amerikane Kim …

  17. todi says:

    Fatos, ti e di më mirë se unë që çdo shtet “mik” qëndrimin ndaj shtetit shqipëtar e mban gjthmon duke u nisur nga interesat e veta politike dhe ekonomike. Di mirë gjithashtu që edhe ti me shokët e tu qëndrimin ndaj qeverisë shqiëtare e mbani duke u nisur nga interesat tuaja politiko – ekonomike, dhe ambicjet tuaja për tu ndodhur në krye të pazarit ” intelekual” të vndit ( po ju a kursej interesat ndyra dhe zagarllëqet). Prandaj mos na shit dëngla kot por mundohu të jesh më realist dhe i paanshëm në analizat e tua të cilat edhe profesionalisht janë pa ndonjë vlerë.

  18. Salbeu says:

    Lum si ty që ke Ilir Metën . Nuk martoheni bashkë . Të dy jeni burra kurva.

  19. Piro says:

    He me te lumt o komunist. Ne Spac mendoje ndryshe.

  20. Patriot says:

    BKH…tik tak…tik tak

  21. Hapni syte says:

    Lakenjte ju versulen perseri si me komande ,Lubonjes.
    Shumica e tyre duket se ose kane rene prehe e Titullit ,ose skane nivelin intelektual qe ta kuptojne ate qe shkruhet.
    Me njerez te tille Enveri do kishte mbreteruar edhe i vdekur.

  22. Luani says:

    O pedo,si nuk lodhesh me komente dhe analiza leshi,po kush te ka ne refene ty,po kush e rrun per ty dhe ilirin me shoke,ju nuk e keni problemin me Edin,problemi juaj,jeni ju ,ju jeni njerzit me te diskretituar dhe urryer per shumicen apsolute te popullit,po mire qe mbeshtesi njeri tjetrin se ashtu dilni me ne pah se cfare mysybetesh jeni

  23. Erdogan says:

    Lubonja ka shume te drejte ,amerikanet “vdesin” per Arnautistanin.
    Kur e pyeten Kumbarin Wilson qe si te bejme me nje Pashallek Turk ne Epirin Greke te Pirros dhe te Jeorgios Kastriotis me gra te mbuluara si ne Afganistane dhe me burra me qeleshe te “Lashte” Osmane?
    Tja leme Italise dhe ta quajme Arnauti,Arvani,Albani se po tua leme Greqise sic ka qene e Saj qe nga koha e Majmunit do kemi shume problem.
    Ne 1912en italianet fashiste moren Dhodheka-Nisen (12 isujt) Greke dhe Kumbari I ketij Pashalleku Willson dhe nga Deputete turq si Ismail bej Vlora,Frashellinjte dhe kishin synime ta kthejne kete Pashallek pro italiane dhe nuk ja lane Greqise dhe luftes Heroike te Revolucionit Greke dhe te ashtuquajtureve Arvanitas!
    Kjo ishte edhe aresyeja pse Telini donte me mire nje Pashallek deri ne Preveze se sa nje Greqi me e forte dhe kunder interesave te breshkaxhinjve ne Epir,ne Magna Grecia,ne Kostantinopol,prandaj edhe ja numeruan ne Kakavije Patriotet Epirote Arvanitas.
    Ne asnje menyre te jete nje Komb I forte dhe I Madh si Greqia tha kumbari Willson,Vilsoni.
    Per ne Kostantinopolin eshte me mire ta mbaje Turqia dhe jo Epirotet dhe Ilyret se keshtu humbasim influencen tha Willsoni.
    Eshte si Banka kur te jep para borxh dhe te ka nen influence.
    Nuk do qendrojme vetem me Stambollin,por do mbeshtesim Turqine dhe interesat e Italise te zbojne nga Turqia te gjithe Greket dhe Epirotet.
    Dhe kjo ngjau ne 1922 me Katastrofine e Izmirit,Pontios ne 1950 ua moren pasurite Grekeve dhe Epiroteve dhe I zbuan duke e paguar edhe populli i vuajture,i pafajshem dhe I pafat i ashtuquajturi Came vetem se ishin kthyer me dhune ne turq myslimane.
    Nuk do ndalojme ketu tha Kumbari I “Pallazgeve” Arnaut Willson (Viilsoni) i japim edhe Qipron Turqise.
    Kjo duket sot qe America dhe Cifutet nuk reagojne per Kulturen tone Ilyre Epirote per Agia Sofian te kthyer ne Xhami,por kur vjen puna per nje Pastor presidenti amerikan I tha “Sulltanit” Erdogan qe duhet ta lirosh menjehere se do te te shkkaterroj.
    E shikoni nje shtet hippokrite qe presidenti betohet ne “Bible” dhe hiqet e “Krishtere” dhe nga ana tjeter po ndihmon Turqine Islamike dhe Pashallekun e saj me kufij ne Preveze jo ne Magna Grecian e Pirros.

  24. Olimpia says:

    O,, Hapni syte,,, cfare ti kuptojme Lubonjes,antishqiptarizmin e tij te helmuar?…..Vertet beson qe ,,intelektuali,, Lubonja do te shpetoje Shqiperine me Al Kaponen Meta ne zyren e presidentit…..? Sigurisht ,ne mos je Mona ,je nje nga ,drejtoret,,e famshem te LSI qe bene kerdine me parate e shqiptareve .Ne se i do sondazhet,po ti jap ….
    PS..54..%
    PD..34 %
    Thurja apo Nisma .me dy tre te tjere ..7 %
    Greket…plus camet 3%.
    LSI…2%

  25. Nje shqiptar nga Jugu i vendit says:

    Nuk e lexova shkjrimin e ketij gazetari ,. por me ben pershtypje fakti qe vecon si qellimkeqe vetem SHBA – te ! Pse , v endet e tjera si Greqia , Serbia Anglia , Franca , Holanda , Turqia , Rusia e keshtu me radhe , mos jane “miq” pa interes ?

  26. Nje shqiptar nga Jugu i vendit says:

    Nuk e lexova shkjrimin e ketij gazetari ,. por me ben pershtypje fakti qe vecon si qellimkeqe vetem SHBA – te ! Pse , v endet e tjera si Greqia , Serbia Anglia , Franca , Holanda , Turqia , Rusia e keshtu me radhe , mos jane “miq” pa interes ? Te varesh shpresen tek krimineli i cekuilibruar nga trute , do te thote , ose je budallallepsur ose je edhe me plehre se banditi qe po merr ne mbrojtje !

  27. pjeter says:

    Sa fat Rama qe ka kundershtar Liken,dhe faqezinj si ty.Ljubo,ty shqiptaret te njohin per te pabese,tradhetove tet ate,nuk kane besim as te te varin hebet ne qafe.

  28. Pranvera says:

    O LUBO kot lodhesh frym anti AMERIKANE nuk ngjall dot ne shqiperi.

  29. ???? says:

    I biri Todi Lubonjes po i cjerr masken INPERIALISTEVE AMERIKANE.
    TE LUMTE O BIR I TODIT SE NA NDEROVE.

  30. Nard Ndoka pompisti says:

    Shtrengoje fort Meten…

  31. ShkoDrani says:

    Po per Luboviçin, kemi Rusine dhe Serbine. Kerdhate me Sh te madhe.

  32. Arber iliri says:

    Toso me u bo Skavica ja hedhim te gjithe ku eshte e keqja ketu.me mire amerikanet si investitore .
    Ja ke fut kot plako.

  33. E pa besuar , edhe pse ka ba ghjthe ate burg trurin vazhdon ta kene te shperlare qe nga koha e kjofte largut ??!! por mire qe nuk thote poshte imperializmi Amerikan , fatkeqesi e madhe kolera komuniste paska kene si nje virus qe nuk ka dreq qe ta hjeki …..

  34. Kapito says:

    O kara Lubonja nuk po i çjerr masken askujt .
    Po thote qe Amerikes nuk i intereson demokracia ne Shqiperi a eshte funksionale apo jo .
    Amerika ne rradhe te pare SHIKON INTERESAT E VETA, kte po te thote Lubonja o kar .
    E thene ndryshe ,nuk i plas bytha nese pushteti ti shkel ca te drejta ty apo nje tjetri ,apo nese Edi behet “pak ” autoritar apo pak hajdut apo pak antishqiptar apo pak skizofren per sa kohe qe ju kenaq interesat atyre .

  35. Minjte e gjirizave says:

    Minjte e gjirizave te bashkise te rreshtuar perbkomente.
    Vetem ky guxon te thote te verteten more minj te dashur.
    500 miljon nje hidrocentrali qe duhet nhe shekull te shlyej veten. Rama I dha pashalimanin, aeroportin ushtarak. Naften.

  36. Trotski says:

    Prap Ky Llacifaci Antishqiptar!!!.Po pse i lini hapsire ketij Delenxhiu te Paskrupullte ???Gjithmone ne Vrime i Bie ” Vrimes se Rames dhe ne mbeshtetje te Tradhetareve,Vrasesve dhe hajduteve si Sali Krimineli e Like Bajga.!!!

  37. Jimi says:

    E per cfare i duhesh Shqiperise ti more fare syfeti, qe ta shpalle sa here del ne televizion!?

  38. Erdogani says:

    Po nuk beren pyetjen myslimanet turq (keshtu njifen nga bota shqiptaret) pse Amerikanet krijuan kete Pashallek turk te “pavarur” nga Turqia ne 1913en te quhej Arnautia,Arvania,Albania te tjerat nuk ja vlejne fare.
    Se ishte nje vend me gra te mbuluara,burrat me qeleshe turke dhe me nje popullsi Analfabete?
    Se kishte rreth 1260 Skolio Greke dhe kush ishte Orthodhoks ishte Greke?
    Se kishte rreth 1200 shkola turke dhe kush ishte. myslimane ishte turk?
    Se ishte nje vend qe nuk kishte lidhje me historine,thjesht Turqi e vogel.
    Se per vete sillte skllever me zingjire nga Afrika?
    Pse nuk mbeshteti Amerika “Demokratike” dhe Fuqite e Medha luften Heroike te Revolucionit Greke,Epirit,Ilyrise kunder bishes Osmane qe eshte 100mije here me kriminele se Milloshevici i Serbise.
    Angloamerikanet nuk duan paqe dhe zhvillim se nuk kane influence mblidheni mendjen.
    Si mund te denojne ata Serbine,Turqine,Cifutet kur jane per vete pushtues dhe vrases?
    Imagjinoni ju qe hiqeni popull I Lashte te mos qe Turqia dhe Arnautia myslimane por ne Epirotet e Kastriotit dhe Ilyret qe ishin per tre mije vjet bashke me qender Kostantinopolin dhe gjithe zonen e pushtuar prej saj ta kishim ne sic ishin per mijera vjet?
    Kete katastrofe na e kane bere “miqte” tane qe ne ate kohe na thonin qe ne jemi popull i Lashte por sot na thone thjesht nje State Myslimane.
    Bravo ju qofte kur ne “patriotet” vrasim veten po nuk na u aprovua Llotua amerikane.
    Kete armiqte tane na e kane bere sa na kane percare.
    Kur sot disa historiane te vertete thone qe Shqiptaret dhe Greket jane Pellazge tani kjo nuk ja vlen me.
    Kur te vijne mendte nuk i hane as qente.
    Percarja dhe armiqesia eshte kaq e ma dhe sa ky vend qe nderhyn Sulltani kur ti doje by…..a per te patur “kujdes” nga Greket per Marreveshjen e Ujerave po zhduket cdo dite.

  39. P Tarko says:

    Nje pyetje per ju Sokol Balla nuk e kuptoni qe Lubonja eshte nje psikopat i demshem qe duhet treguar vendi dhe ta therrisni neper studio e ti botoni maskaralleqet qe shkruan ky Qen

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje