Ish deputetja Oriola Pampuri ka vijuar sërish debatet me demokratët.
Së fundmi, ajo është bërë sërish pjesë e një përplasje me një demokrat të njësisë 11 në Tiranë i zili i kërkon llogari lidhur me braktisjen e kauzave nga opozita.
Ndër të tjera, qytetari i kujton pjesëmarrjen e ulët në votime dhe kontestimet ndaj saj, çka vërtetojnë sipas tij humbjen e besimit që ata kanë nga përfaqësia.
Teksa ka fshirë të gjithë komentet që mendojnë ndryshe nga ajo, Pampuri është kapur me qytetarin duke i kujtuar se nëse është kritike me të atëherë ai automatikisht është palë me Edi Ramën.
“Azem fjali te perseritura kunder PD me qellime te caktuara nuk vlejne me. Nisim punen per fitore te thelle, ndryshe cdo reagim tjeter qe na kthen pas ne kohe ndihmon Edi Ramen. Majft me me opozite ndaj opozites. Sot eshte koha per bashkim kush ka kundershti ndaj bashkimit kunder Edi Rames eshte me te”, thotë ish deputetja e cila sipas raportimeve dihet se hyri në politikë falë miqësisë me bashkëshorten Lulzim Bashës, Aurela Bashën duke shkaktuar pakënaqësi te demokratët. (TemA)