Kryeministri Edi Rama tha se vendimi për të vendosur maskën me detyrim nuk ka për të prekur xhepat e qytetarëve. Në komunikimin që pati me gazetarët,
Rama tha se deklaratat e tij të mëhershme për efektin negativ të maskës, lidheshin me qëndrimet e shkencës në të gjithë botën, ndërsa shtoi se ai vetë ka një maskë të thjeshtë.
“Maska në kohën që ne kemi folur në Shqipëri dhe kudo, ka patur atë status, sot ka status tjetër. Këto sjanë problemet e mia, janë të shkencës.
Unë dëgjoj ata që e kanë me ligj orientimin dhe unë ta përcjell. Maska këtu është shumë e thjesht.
Unë ja kam një tekstil të lirë, trëndafilin e kuq të PS, Iliri mund të vëjë Vojo Kushin, s’ke pse harxhon se merr një tekstil të thjeshtë, e përkthyen dhe e lidh.”-tha Rama.