“Karburanti për prodhim bujqësor”, Rama jep lajmin e mirë për fermerët: Do të heqim akcizën, taksën e qarkullimit dhe të karbonit

13 Tetor 2020, 13:34Politika TEMA

Kryeministri Edi Rama bërë me dije se do të hiqet nga karburanti për prodhim bujqësor, akciza, taksa e qarkullimit dhe e karbonit.

“Lajm pozitiv dhe i  shumëpritur për fermerët dhe ka të bëjë me karburantin.  Përpara se sa ta shpjegoj konkretisht dua ta përsëris që nëse qeveria jonë në këtë fazë po hedh hapa të shumëpritur, në drejtim të njerëzve të punës këtu kam parasysh zerimin e taksës mbi fitimin dhe tvsh për biznesin e vogël deri në 1 milion, kam parasyh rritjen e pagave 40% përqind për mjekët dhe infermierët për arsimtarët, ashtu sikundër kam parasysh një sërë investimesh për ekonominë kjo vjen si rezultat i faktit se reformat konsolidimi i gjithë strukturës së shtetit i financave publike, rritja e konkurencës e të ardhurave kanë krijuar kushtet që ne ti bëjnë këto.

Nuk mund të bëheshin as vjet as parvjet as 5 apo 7 vjet më parë pasi e gjithë lëvizja jonë drejt të ardhmes ka qenë e bazuar mbi një plan strategjik mbi hapa që janë hedhur me rradhë për të ardhur në kushtet kur krijojmë një mundësi të re për vendin dhe për njerëzit.

Sot do të ndërhymë për të filluar një regjim të ri për karburantin në regjim bujqësor. Do të heqim nga karburanti për prodhim bujqësor akcizën, taksën e qarkullimit, nga karburanti do të hiqet edhe taksa e karbonit.

Do të ulim gjysëm për gjysëm mesatarisht çmimin e karburantit për fermerët. Për çdo fermer që punon tokën, llogaritet sasia e naftës që i duhet për sipërfaqe dhe kulturat e deklaruara. Barra fiskale do të përjashtohet dhe do të konvertohet në saisnë e konvertuar në bazë të kritereve që thashë, përmes një karte të veçantë për çdo fermer”, tha Rama.

3 komente në ““Karburanti për prodhim bujqësor”, Rama jep lajmin e mirë për fermerët: Do të heqim akcizën, taksën e qarkullimit dhe të karbonit”

  1. Bimi says:

    FILLOI MASHTRIMET PARA ZGJEDHJEVE SHAKAXHIU.PSE NUK E KE BERE DERI TANI O RAMI?

  2. ERTV says:

    Duhej të prisje 8 vjet o artist ?.
    Dhe ta bëje këtë gjë përpara votimeve 6 muaj.
    Me keqarrdhje po them se dhe nqs nuk je ende…
    Shumë shpejt ke për t’u bërë po aq sa Salehu (jooo se je si ai), sa Iliri (joo se je si ai), sa Luli (jo se je sa ai), i urryer. MOS tall trapin me të majtën o i gjatë se ke për të marr dhe ti të gjatin…

  3. Mal Cori says:

    O Mero, e kupton sa u menduan specialistet e bujqesise , qe te gjejne nje skeme tjeter korrupsioni ne shperndarjen e naftes per fermeret?
    Deri tani fermeret kane paguar takse qarkullimi rrugor, per traktoret qe nuk dalin kurre ne rruge. Po per pompat me nafte e benzine te cilat perdoren per ujitje?
    Tani thuhet qe do te meret nafta nga fermeri direkt te karburanti, kundrejt paraqitjes te nje karte ,a nje dokument tjeter.
    Prape skeme korruptive. Tender per karburantin qe do shperndaje naften. Tollona qe leshohen nga drejtorite e bujqesise. Shitje e tollonave te naftes.
    Pse nuk behet nafta me rimbursim, ku leket ti dergohen fermerit ne banke, llogaritur mbi sasine e tokes qe punon.
    Sepse kjo forme me rimbursim dhe leke ne banke, mbyll cdo shteg korrupsioni.
    Dhe kete nuk e do Cuci.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje