“Peshqit e mëdhenj”, Soreca reagon ashpër: Duhen dënime të zyrtarëve të nivelit të lartë për korrupsion

13 Tetor 2020, 11:53Politika TEMA

“Peshqit e medhenj” jane vene serish ne qender te vemendjes se partnereve tane nderkombetare, teksa kerkohet qe drejtesia te beje denime model per te korruptuarit e niveleve te larta!

Ambasadori i Bashkimit Europian në Tiranë, Luigi Soreca, ka mbajtur një deklaratë të fortë në Konferencën e nivelit të lartë për Luftën ndaj Korrupsionit.

Duke folur pas ministres së Drejtësisë Gjonaj dhe kreut të GRECO, Soreca deklaroi se korrupsioni në Shqipëri është i shtrirë dhe në nivel shqetësues për vendet e BE-së.

“Për të arritur bindjen e publikut dhe partnerëve, duhet dënime të formës së prerë të zyrtarëve të nivelit të lartë që kanë abuzuar dhe janë korruptuar në detyrë”, tha ambasadori i BE-së në Tiranë.

“Shqipëria ka mjaft punë për të bërë në luftën ndaj korrupsionit, kemi parë dënime për zyrtarë të nivelit të ulët e të mesëm.

Më shumë se 286 magjistratë që kanë kaluar vettingun 62% janë larguar se nuk justifikonin pasurinë.

Vettingu është i rëndësishëm për të marrë besimin e publikut, kemi parë përparime në krijimin e disa institucioneve si SPAK.

Situata e korrupsionit vijon të mbetet i shtrirë dhe shqetësim për vendet anëtare të BE ndaj kërkon përpjekje dhe dënime të formës së prerë për zyrtar të nivelit të larteë që është mjaft e ulët.

Këto dënime duhet të jenë model për shoqërinë që të besojnë të drejtësi. Ndaj presim nga Spak të bëjë punën e tij”, tha Soreca

8 komente në ““Peshqit e mëdhenj”, Soreca reagon ashpër: Duhen dënime të zyrtarëve të nivelit të lartë për korrupsion”

  1. Taulant says:

    Kujt i flet peshqit e medhenj si Dako,Ahmetaj,Gjiknuri po bejn kerdin me vjedhje e nuk i ncacmon njeri . I mbron dinosauri i korrupsionit kryeminister.

  2. Do behet says:

    Ky eshte marre me mafien Italinr dhe e di mire si e duan ata. Denimi tyre do ti jepte zemer drejtesise se re dhe do rriste shpresat e publikut. Le ta fillojne nga Meta. Ka bere zullume shume.

  3. kuq e zi says:

    hë pra mutin se na lodhët
    hidhuni në aksion
    kështu si jemi nuk po del gjë
    ta bëjmë një ndryshim “të vogël” për peshqit e mëdhënj

  4. kuq e zi përjetë says:

    hë pra mutin se na lodhët
    hidhuni në aksion
    kështu si jemi nuk po del gjë
    ta bëjmë një ndryshim “të vogël” për peshqit e mëdhënj

  5. Toni says:

    Spaku te fusi ne burg te ter ata qe nuk justifikojn pasurin , mos i heqi nga puna dhe i le te bejn pall me gjen e vjedhur ne kundershtim me ligjin , spaku nese nuk i arreston prokuroret e gjykatesit qe nuk justifikojn pasurin , le te shkoj Spaku ne burg , se pa filluar po kthehet ne organizat mafjoze vet spaku , se po behet pal me hajdutet dhe delankot shkelsit e ligjit , duke i ber favore duke i len te lir .

  6. Gezim says:

    O popuull !
    Keta politikane po tallen me ne dhe keqas. Njeri del dhe thote qe do te bej revolucion, tjetri thote se kur te vij une ne pushtet do t’i fus te gjithe ne burg. Une kam shkalluar po te shkalluar jane edhe 3 miljon shqiptare( i shkalluar eshte vete se popullit i merre te keqen) qe do te hedhin ne ere Edi Ramen. Keshtu thoshte dhe Edi Rama para se te vinte ne pushtet: Sali Berisha dhe Lulzim Basha per aferet koruptive qe kane bere do te perfundojne ne burg.
    U be e ashtuquajtura reforme ne drejtesi. Gjykates te koruptuar duke nisur nga Gjykata Kushtetuese , Gjykata e Larte e deri tek gjykatat e shkalleve te para dhe te apelit dalin te koruptuar, prokurore te te gjitha niveleve dalin te koruptuar; vetingu i nxori si te tille se cfare thoshte ai i mjeri qe ishte ropatur neper gjyqe askush nuk ja merrte parasysh. Po kush perfundoje ne doren e drejtesise nga keta. prit mor zhan se eshte shpejte akoma. koha pret.
    Pa u krijua SPAK. U zgjodhen me te besuarit dhe me te aftet. Prit o popull se tani do te behet hataja. Po duhet te krijohet BKH dhe te
    specializohen specialistet e e BKH ne Amerike. Amerika po e ndjek nga afer reformen ne drejtesi. Ecen breshka po ecen edhe vetingu. Zot na ruajte se mos nxitohemi dhe bejme ndonje gabim. Breshka le te eci vetinga ta ndjeki nga pas. Pastaj te mbaroj vetingu se SPAK ju vjen nga pas.
    Po c’na duhen te koruptuarit kur kemi OFL. Qe do ke kape te inkriminuarit te cilet do te gjykaohen nga gjyqtaret e qe kane ngelur nga vetingu. Se per keta tani do te vendosi drejetesia. Pa keta te OFL do te deklarojne pasurine njehere, po pastaj do te bejne verifikimin keta specialiste te finances, po pastaj do ta kalojnetek keta te prokuroris qe kane kaluar klasen, po pastaj do takalojne te SPAK edhe pastaj do te kalojne ne gjykate, e keshtu me radhe dhe…… Eshte pune e madhe kjo nuk behet shaka ore. te mos nxitohemi po ti bejme gjerat e pjekura. Prit o popull se kur do t’i vije radha politikaneve dhe qeveritareve te koruptuar eshte do te mbarset mali dhe do te pjeli nje mi. Mire thote populli prit gomar te mbije bare. e kuptoni ju se keta te SPAK jane ne halle te madhe o popull.
    Me ke te merren me pare. E keshtu i kane rene per shkurt. Ska peshq te medhenj. Se peshku i madhe e ha te voglin, dhe sa ate ti haje peshku i madhe me mire po meremi me keta hajdutet e vegjel.
    Dhe keshtu bejme edhe detyren tone patriotike dhe Shqiperia pastrohet nga nga te vegejlit se te medhenjeve dhe polikaneve dhe qeveritareve te koruptuar nuk kemi se c’fare tu bejme . Ju duhet rroga edhe edhe ketyre te shkreterve. Kane nje tufe kalamanjsh per te ushqyer.
    Prisni dhe shpresoni o Popull!

  7. Turi Turi says:

    Kjo Soreca duhet të zëvendësohet menjëherë! ai nuk është i fortë! njeri i dobët që punon vetëm për pagë pa bërë asgjë! të paktën gjatë orarit të tij të punës! jashtë punës ne nuk e dimë …
     

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje