Ish-ministri Edmond Panariti, përmes një raporti të publikuar, shprehet se tatëpjeta e Shqipërisë nuk nisi në vitin e pandemisë, por në atë të tepsisë.
Panariti thotë se kriza financiare për Shqipërinë filloi më 2017, kur qeverisjen e mori një parti e vetme. Ai shton se duhet që të ndalim këtë status quo.
Postimi i ish-minisitrit Edmond Panariti:
Tatëpjeta e Shqipërisë, filloi në vitin e tepsisë dhe jo në atë të pandemisë!
Të gjithë treguesit ekonomikë, financiarë, shoqërore, demografikë dhe mbi të gjitha ata demokratikë të vëndit, e filluan rrokullisjen kur një parti e vetme “zaptoi” sistemin dhe institucionet pa votë dhe pa mbështetje popullore.
Viti i fillimit të pikiatës është viti 2017, që është edhe viti i tepsisë dhe i timonit!
Pikiata nuk ka të ndalur dhe që prej atëhere vëndi po “zhytet” dhe po fundoset.
Këtë e dëshmon INSTAT në statistikat e popullatës së vëndit të janarit të 2020, kur pandemia ende nuk kishte nisur.
Që këtë fillim viti, INSTAT në të dhënat e tij provon se popullsia e Shqipërisë po rrudhej, mpakej dhe plakej me shpejtësi të frikshme.
Kjo ka vetëm një arësye, vetëm një shpjegim!
Braktisja e vendit dhe ulja e rritjes natyrore të popullsisë së tij është krye- shënja e mungesës së shpresës së shqiptarëve nga dështimi ekonomik, papunësia dhe izolimi Evropian i vendit.
Dhe kjo nuk do të ndalë, për sa kohë që do të ruhet kjo konjukturë bllokuese dhe asfiksuese e vendit..
25 Prilli është shansi për të ndryshuar këtë “status quo”, e cila po mban peng në mënyrë të padrejtë dhe mizore Shqipërinë dhe të gjithë ne.
Eh,na rruac o ish mender minister. Po derrkucat e likes kush i dergoj ne angli, a thua per te prishur imazhin e vendit e beri likja apo se i tepruan parate e zhvatura nga ne dhe nuk kishte ku ti shpenzonte. Sa per nivelin tend si minister ore panarit te na rruac, se si puna jote shqiperia ka me mijera dhe largimi yt dhe i gjithe lesh e lise nga qeveria qe nje shpetim per shqiperine, pasi u shporr nje soj hajdutesh e kriminelesh. Shiko kush arrestohet dhe do te vazhdoje te arrestohet per vjedhje e korrupsion (mos te ardhte radha edhe ty) vetem lesh e lista te likes jane.
te mbaruan leket?ste del biznesi familjar hajduta
Fuck you..
Bastardet e LSI me burg….me floririn e vjedhur liken ble cdo person shkerdhe pa karaktet, bajga Kane…jeni parti familjare interest…
,