Dy ditë më parë, në fjalimin e Asamblesë socialiste, kryeministri Rama paralajmëroi një fushatë interesante, që në fakt, edhe pa e thënë, qartazi që do jetë e tillë, si asnjë para saj.
E kjo, bash prej metamorfozës së paimagjinueshme deri dje të njeriut që mban postin e kreut të shtetit: Ilir Meta.
Një politikan tipik krizash e kurrë idesh apo vizionesh, inatçor dhe me një boshësi shqetësuese intelektuale, ai ka vënë në sprovë shoqërinë e po ashtu dhe gazetarinë, mes qasjes politike ndaj tij apo psiqike.
Me një sjellje kontraverse, me deklarime po aq, ekstrem dhe depresiv, në rrethana të tjera, nëse nuk do ishte president apo të kish një post tjetër të lartë shtetëror, ajo çfarë shfaq e thotë do shërbente si argëtim, por fakti që në dorën e tij është një prej vulave të shtetit, i ndodhur me staturën e presidentit, bën që të ketë dhe ai ithtarët e vet, sidomos për patriotizimin e zbuluar së fundi, ku nuk duron dot t’i vësh në diskutim atdhedashurinë e Vojo Kushit, për të cilin u hodh përpjetë një natë më parë në një intervistë televizive, a thua se njeriu mbi tank i historiografisë komuniste ka qenë i LSI-së.
Sepse, është Berisha, ai që është, me dobësitë e cenet e veta, por dhe sot është ai që ka qenë gjithnjë. Po ashtu dhe Rama. Askush prej tyre nuk përbën një befasi, për të cilën nuk di se si dhe nga ç’anë t’i përgjigjesh e t’i qasesh. Ndërsa kjo që po ndodh me Metën, metamorfozën e tij neurotike, ka kapur gafil shumëkënd, pasi nuk posedojnë asnjë protokoll reagues. Vaksinë jo e jo!
Dhe, dilema më e madhe sot përballë Metës është: ky bën vetë – pra, e ka studiuar dhe më pas ka zgjedhur këtë metodë me elementë tërbimi politik për kalkulimet politike të 25 prillit – apo nuk është i ndërgjegjshëm për ç’thotë e bën, aq sa duhet parë si pacient?
Sepse, një ndër detajet e egarshanisë së tij politike, të pangjashme në lloj, e të paparë deri më sot në politikën shqiptare, te asnjë personazh qendror i saj, madje as të vetë Meta më parë, është heqja dorë prej çdo limiti. Pra, është e vështirë dhe gati e pamundur që të mendosh se gjithsesi, sado me teprime, i ka vënë vetes një kufi etik. Jo, ky kufi s’ekziston më dhe duhet të jesh i përgatitur të dëgjosh gjithçka që imagjinata s’ka mundur dot ta mendojë deri sot.
Por politikisht, a vërtet mund të ketë rezultat kjo në votat e 25 prillit? Patjetër që po, po ku, te cili hambar, te ai i opozitës apo i mazhorancës?
Ka plot referenca për të kuptuar se tërbimi i Metës nuk mund të prodhojë vota përballë qetësisë politike të Ramës, ligjërimi sarkastik i të cilit vijon të jetë arma më e fortë e tij, aspak e konsumuar.
Madje instikivisht, në një dimension kulturor më shumë se politik, masa preferon ta ketë Ramën personazh qëndror për atë çfarë ofron: lakonik, prodhimtar, argëtues e serioz njëherësh, arsyetues, fantazues, imponues. Rama ka dështuar në frymë por vijon të përçojë frymë! Dhe, një dobësi e çorientim i rivalëve përballë, pa lakonicitet ligjërimor, aspak prodhimtarë, aspak argëtues, as arsyetues, as fantazues, e mbi të gjitha aspak imponues, ka bërë që Rama të jetë akoma në kuota politike të pakonkurrueshme.
Rama mundet vetëm nga një sishok të tij në profil, të cilin opozita as nuk e ka patur e as nuk e ka. Dhe te ky profil, ajo që bën diferenën nuk është potenca politike, aftësia shahistike në të, por elementi etik dhe kulturor. Kush injoron këto dy elementë te ndjesitë e elektoratit shqiptar, është i destinuar të dështojë dhe mos kuptojë se nga i vjen dështimi.
Për këtë, vëreni me kujdes komentet poshtë biografive që ofron Rama së fundi, ku përfshin dhe shumë figura historike. Me një stil të panjohur deri më sot, ai josh atë pjesë të kultivuar që ndoshta s’e honeps si model qeverisës, por që e bën për vete në tjera ndjesi, e që janë ato kulturore. Aty, në komente, vërshojnë komplimenta pa fund. Dhe kjo patjetër që është votë, gjersa është pa konkurrent.
Duke iu rikthyer fenomenit “Meta”, jo mazhoranca por opozita duhet të jetë tejet e shqetësuar nga metamorfoza e tij. I shndërruar figurë qendrore të mendimit opozitar me sjelljen e tij depresive, ai jo vetëm që e lë Bashën në hije, por ia ngjesh këtë depresivitet të gjithë opozitës, duke e bërë atë që ajo të shihet ftohtësisht në dy plane: etik dhe kulturor. Një opozitë me portretin bazë, atë të Metës së shpërfytyruar, do jetë disfata e saj më 25 prill.
Janë 30 vjet politikë pluraliste me garë partish e liderësh, të mjaftueshme për ta njohur elektoratin, indiciet te vota; të mjaftueshme për të patur përvojën e duhur dhe luajtur me finesë e intelekt shahun politik. Dhe kur ke përballë një kampion elektoral si Rama në 20 vite, përballë 30 të kundërshtarëve – dyshes Berisha-Meta – që janë de facto udhëheqësit e frymës opozitare, çështja komplikohet shumë për këtë të fundit. Dhe sekreti mbetet aty, te njohja e votuesit, ku kryesorja është të mos merret për budalla.
Dhe kjo është bash ajo çfarë bën Meta: e merr lehtësisht dhe çmendurisht për budalla! (Tesheshi)
Eshte e sigurt disfata e Ilir floririt se kete emer Sali Berisha ja ka vene….
Shumekush e shan Ramën per vendosjen e Ilir Metes president, por politikisht ishte levizja me e zgjuar qe ka bere Rama ndonjehere, perposë asaj te marreveshjes se 1 Prillit, qe rrezoi Sali Berishen.
Ilir Meta po i nxjerr bojen vetes, sepse i ka duart te lidhura, dhe kerkon të beje politike nga nje pozicion apolitik.
Prandaj ka lajthitur. Nuk flet dot per LSI, keshtu që thote gjera qe nuk kane kuptim.
Rama e ka diskredituar duke e vendosur president, dhe duke i hequr karrigen nga poshte.
Si Kryetar i LSI do bente me shume dëm tani, sepse ka plot shqipetare qe e shesin voten per shume pak. Por tani nuk e besojne shume.
Epike.
Shume e sakte! Kot nuk je Revizor!
Koment fantastik,thene bukur,me llogjike dhe jep pergjigje per gjithshka po ndodh sot. Harron ky i ziu(Meta) qe njerezit jane ngopur me ulurimat dhe cakerdisjet e Berishes keto 30 vjet dhe nuk mundet kurrsesi te pranojne paranojat dhe cmendurite e te marreve te tjere.
Dy injorantet dhe me hajdutet qe ka vendi yne like floriri dhe sali ham hami. Zoti na ruajte nga kto te dy
Kkur dëgjoj për Berishën se është politikan i madh më vjen për të dhjerë(më falni).Ky idiot ky vrasës ky bagabont ska lënë gjë pa bërë dhe për këto e quajnë njeri “të Fortë”.Turp për një popull që mbron një komunist shterpë pa asnjë vlerë.I hiqini rojet dhe ta shohë sa i vlen lëkura këtij legeni.Jo sikur është për në burgun e Reçit pos sikur ka bërë luftën për rëzimn e diktaturës.Si është e mundur gjithë partia demokratike e mban si strateg kur ai ska bythë të nxjerë kokën nga dritarja se ka frikë se e vrasin për krimet që i ka bërë për këto 30 vjet.Pse nuk shkon në prokurori të denoncojë Klosin;apo dikë tjetër që e akuzon si vrasës?Nuk ja mban se mund të arestohet direkt.
??
T rrime shtrember,pooor te flasim drejte,ketu perplasen dy bote:
E djeshmja me te sotmen,
perendimi me orientin,
Perspektiva me kaosin,
llogjika me dhunen.
Mund te vazhdoj me antagonizma te pafund,po nuk ja vlen.
Ndryshimi themelor eshte fakti qe edhe me gabimet e veta,
qeveria e Rames,ka bere pune,edhe pse padyshim mund te jete abuzuar
ne forma te ndryshme me financat.
Mirepo,me jepni nje rast te vetem,kur Rama ,apo qeveria e tije
kane lyer duart me gjak?
Opozita nga ana e saj te ndjelle neveri:
Krime te panumurta,duke filluar nga qeverisja e pare berishjane
dhe duke vazhduar me te dyten,krime qe ende presin te gjykohen
ne menyre asnjeanese dhe objektive.
Nuk po i numeroj,per te mos u bere i bezdisshem.
E pare vetem nga ana thjeshte teknike,ajo qe ben opozita eshte e denje per
mbledhjet e burrave te fisit Sulu ne Afrike,ku te drejten e fjales e ka me i forti,
nje strategji e ndertuar mbi genjeshtren,me serial te tipit Babale,
me fake news,te tipit mbeturina toksike qe vijne nga Italia,
pa program,me nje Lulezime qe ndihmon militantet partiak qe jane duke vdekur,per te bere pazarin
dhe i prezanton si qytetare ne nevoje.
Duke vazhduar me fake news te termetit,me familje qe jane futur ne shtepite
e reja,por qe sipas SHQUP-it,jane ne meshire te fatit.
Qe te dalim te tema Like bakerri,edhe ai de fakto bashkkrietar i opozites,nje Presh-ident
qe na diskreditoi ne syte e botes,me paranojat e tije.
Nuk duhet patjeter shume inteligjence,per te arritur ne kokluzionin qe
kjo qe po ben Likja eshte fillimi i fundit te tije.
E para ai ka da dale nga binaret e Kushtetutes,pa mare madantin e Presh-identit
Rroli i tije duhet te jete absolutusht asnjeanes.
E dyta,ai sikur mos te mjaftonte marja e rrolit te kryetarit te opozites,
ka kryer ne menyre te perseritur disa vepra penale,biles krime
per te cilat duhet te gjykohet.
Ardhja e kesaj klike monstruoze prape ne pushtet,
do te ishte denim me vdekje per Shqiperine
DEBILI ILIR FLORIRI VAZHDON TA KUJTOJE POPULLIN PER BUDALLA !
mfal…mfal…mfal…mfal mfal mfal mfal mfal.
Nje analize e admirueshme e gjykuar me nje llogjike te qarte e te argumentuar.
Pershendetje.
duhen kujtuar tmerret kolektive te kohes se salizmit si ideologji .program ,organizim e veprim per te mos rene ne gracken e propogandes neonaziste saliste.cdo dite i duhet treguar njerezeve te thjesht marrezite e salizmit ne 94 kur desh te ndertonte nje monarki per vete me projekt kushtetuten qe populli me mencurine e tij e hodhi poshte,ne majin e 96 si hitleri i numeroi votat vete e poshteroi shumicen e shqipetareve ,97 nje tragjedi kolektive me pergjegjes saliun e mbeshtetesit e tij mjerane e cila e ka lene pas shqiperine 50 vjet, pas 2005 kur mori pushtetin me mbeshtetjen e like floririt beri ligje e reforma per te zhvatur pasurine publike kujtoni ligjin e legalizimeve, e tragjedia tjeter do te ndodhte Gerdeci i 2008 vrasja e shume njerezeve te pafajshem ,nevojtare qe edhe sot nuk eshte bere drejtesi e prap pergjegjes eshte saliu, mediu qe kerkojne prape pushtet,2011 vrau per pushtetin e tij dhe parate e korrupsionit te likes 4 njerez te thjeshte pa asnje motiv vetem pse protestonin ne mes bulevardit deshmoret e kombit ,ne 2017 deshen pushtet me dhune ,po keshtu ne 2019 te njejten gje kerkonin pushtet me dhune ,nuk u eci se populli i la si peshku pa uje,jan dritheruese keto ngjarje themelore qe tregojne fytyren e vertete te salizmit ,por jane te tjera me qindra, prona te rrembyera private e publike,fabrika uzina te shkaterruara,lumenj ,liqene edhe dete u ndyne ka salizmi ,u ngriten geto rreth qyteteve qe ska perendi qe i rregullon,u istalua anarkia zullumi ,njerezit nuk paguanin uji drita ,etj jane shume,shume per mos ti harruar,nuk harrohen te vraret per pronat ,ringjallja e hasmerive ,ndasive fetare e krahinore ,prostitucioni ,trafikimi i njerezeve ,armeve.shqiperia nga ajo kohe ka humbur dekada jete e prosperitet. shpresoj qe njerezit te jene te ftohte ne gjykim e mos te harrojne kurre te kaluaren e afert e te dine te zgjedhin punetoret.te vendosurit ,guzimtaret, te diturit ,te ndershmit ,gjakeftohtit ,idealistet ata qe shikojne larg e bejne gjithmone vepra ne te mire te te gjithe shqipetareve, ata qe mendojne e punojne per mireqenien ,shkollimin ,mjekimin per te gjithe qytetaret pa lene asnje jashte vemendjes, ata qe vene interesin e shqiperise mbi te gjitha.besoj si une mendojne shume shqipetare. le te jemi te bashkuar qe mos te perseritet e kaluara e erret e afert
Si nata me diten.keshtu duket meta para rames
Metes Rama juaj do i rruaje Trapin.
Kete perçarje qe i beri Rama jo vetem shqiptareve ne shqiperi ,por edhe ne kosove ,nuk ja ka bere asnje politikan ketij kombi kurre. Bile as Enver Hoxha me luften e klasave.
Piktori rilindas ja doli ti çoje njerezit deri aty sa te simpatizojne Meten vetem per te shporrur sektin kriminal te Rames.
Kjo po qe eshte arritje.
Eh XHEMAL XHEMAL !
ta paska shkrujt Taulant Palla komentin mduket.
Me kujton kohen e xhaxhit kur shkruhej vetem njera ane qe sipas tij ishte e bardhe ,kurse tjetra qe ishte e zeze ishte e ndaluar. Edhe ti ate qe thote piktori ,ajo eshte e verteta. Ata qe mendojne ndryshe ose smarrin ere nga kjo bote ose jane kunder Shqiperise .
(E ka thene piktori yt sa here Xhemal).
Persa i perket zhvatjes se pasurise nga Saliu ,aty e keni ,gjejeni dhe merrjani . Piktori e ka pushtetin ,gjykatat i mori ,Spakun po , cfare prisni.
Kthjellohu Xhemal se nuk eshte bardh e zi .
Çdo njeri me besim te rendi demokratik duhet te ndihet i kercenuar nga UNI skizofrenik i Pktorit.
Meta eshte bere si ajo bisha e plagosur,qe ne grahmat e fundit para ngordhjes kerkon te behet me agresive,por forca i mungon dhe vetem ulerin pa shprese.Enderron 3 milion shqiptare,qe nuk ka pasur as 1/10-en ne kohet e tij me te mira,qe turreshin per ndonje vend pune,duke menduar,qe cilido krah te fitoj LSI-ne e ke ne pushtet.