Yuri Kim: Populli i SHBA i përkushtuar për një të ardhme demokratike dhe të begatë të Shqipërisë, dua duartrokitje për ministren Gjonaj

13 Tetor 2020, 12:00Politika TEMA

Në konferencën e nivelit të lartë AntiKorrupsion, ambasadorja amerikane Yuri Kim ka vlerësuar të gjithë punën e bërë nga ministrja e Drejtësisë Etilda Gjonaj.

Kryediplomatja e SHBA në Tiranë, i ka thënë Gjonajt se ajo ka nodoshta punën më të vështirë në Shqipëri, duke shtuar se ka treguar vullnet për ta përmbushur sa më dinjitetshëm atë.

Në një moment, ajo ka ndërprë fjalën duke kërkuar nga të gjithë të pranishmit një duartrokitje të madhe për Gjonajn si shenjë mirënjohje për të gjithë përkushtimin e saj ndaj detyrës së ministres së Drejtësisë.

“Korrupsioni është një problem i madh, një mal problemesh në Shqipëri.

Ju keni ndoshta një nga punët më të vështira në Shqipëri. Por ju keni treguar vullnet.

Dua të japim një duartrokitje për ministren Gjonaj dhe ekipin e saj”, tha ambasadorja e SHBA  duke kërkuar nga të pranishmit duartrokitjen e mirënjohjes.

Më tej, ajo tha se është në interesin e SHBA që të ketë një aleat të fortë si Shqipëria.

“Është në interesin tonë që të kemi një aleat që është në gjendje të bëj pjesën e vet.

Ne jemi të përkushtuar ndaj një Shqipërie që do zërë vendin e saj në Europë”, tha Kim.

Kjo nuk është hera e parë që Gjonaj merr vlerësime nga diplomacia e akredituar në vendin tonë, ku herë pas here figura të niveleve të larta kanë dalë hapur në mbështetje të punës së saj duke e inkurajuar për më tej. (TemA)

 

6 komente në “Yuri Kim: Populli i SHBA i përkushtuar për një të ardhme demokratike dhe të begatë të Shqipërisë, dua duartrokitje për ministren Gjonaj”

  1. Kim été says:

    SHBA duhet të bëj të mundur lehtësimin për tërheqjen e 28 miliard USD për vitin 2021 nga Tirana zyrtare.

  2. Ideali says:

    Turp per nje ambasadore te tille.

    1. TORI says:

      o ideal o shpellar,per ty eshte turp se nder per ty eshte saliu

    2. Piro says:

      E ka mire ambasadorja. Drejtesia eshte front i veshtire dhe i rendesishem. Po koka jone me qoshe nuk degjon kollaj. Vetem llogje bejme. Presim qe punet te na i bejne te tjeret, mundesisht amerika. Ajo te na mbroje, te na japi dollare e te na trajnoje, ajo te na kapi dhe hajdutet e te korruptuarit. Turqi e kaluar turqise ky populli jone trim mbi trima.

  3. Aleanca per mbrojtjen e tallashit says:

    Per hir te se vertetes dhe per te gjithe ata qe flasin per nje Rrepublik Ambasadoresh:
    Pa kembenguljen e Amerikes drejtesia shqiptare do ishte akoma nen cizmen e
    Xhin Xhonit,me krietar te Keshillit te Larte te Dobicave(KLD),Like Floririn.
    Poooor,Amerika ishte ajo qe investoi te Sali Brek’skisha dhe e prezantoi
    si njeriun qe gjasme permbysi komunizmin.
    (Meqe ra fjala Sala e ruan akoma me fanatizem teseren e Partise,
    sigurisht ne valicen prej druri)
    Edhe ajo qe ndodhi me ekonomine shqiptare,duke shkateruar dhe privatizuar
    gjithcka,per gjasme formimin e kapitalizmit si klase,ishte po ide amerikane.
    Kapitalizmi do formohej ne Shqiperi,kur ne bote po lekundej.
    Amerika ka mundesine objektive me nje levizje ,
    te rrezoje kete klase politike,duke rrezuar doktor Mortjen,
    ai eshte shtylla kryesore e ketij sistemi,po ra ai,ra gjithe ndertesa.
    Ajo qe instaloi Sali Brek’skisha,ishte fashizem i paster i shartuar me epshe tribale hakmarrje

  4. Benet B. says:

    Tek individët, marrëzia është e rrallë; por në grupe, parti, kombe dhe epoka, është zakonisht rregull. … Kimetja e rruges Elbasanit ben nje perjashtim. Eshte edhe e marrë edhe e cmendur !? Etilda Gjoni 900 euro nata hoteli vertet eshte ne rruge te mbare!!!; burri i saj hajdut me cizme, yp Kimetja thote Etilda goce e mire..mgjs harojeni sapo lexova qe ne Kore cmenduria është e trashëgueshme; atë e trashegojne nga “orizi i kuq”. Sorry dele

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje