“6 në 4 biznese s'nxjerrin më fitim", Basha: Lapsuset e mia nuk i kushtojnë asnjë qindarkë shqiptarëve, herë tjetër kur të bëj do ta nxjerr unë i pari

13 Tetor 2020, 13:20Politika TEMA

Kryedemokrati Lulzim Basha i ka dhënë edhe një përgjigje kryeministrit Edi Rama sa i përket lapsusit në konferencën e djeshme për mediat të cilit shefi i qeverisë i kushtoi një status.

Basha thotë se herë tjetër do i nxjerr vetë lapsuset që Rama mos të harxhojë kohë por të merret me hallet e popullit teksa thekson se lapsuset e tij nuk i kushtojnë asnjë qindarkë qytetarëve.

“Dje e patë se si një njeri që kurrë nuk ka pasur sy, mendje e zemër për shqiptarët, është tallur me hallet e tij, e tradhtoi veten e tij.

E kishte ndjekur konferencën tonë dhe ishte marrë me lapsusin tim. Herë tjetër kur të bëj lapsus do ta nxjerr unë i pari që të mos merret me këtë por të bëjë detyrën për të cilën është akoma aty.

Nuk ka rëndësi nëse bëj 1 apo 2 lapsuse, lapsuset e mia nuk i kushtojnë asgjë shqiptarëve, asnjë lekë, asnjë qindarkë. Ajo që iu kushton shqiptarëve është e vërteta. Ajo që thashë dje, 6 në 4, është 6 në 10 e bizneseve, është shifër e BB, 6 në 10 e bizneseve që nuk nxjerrin fitim.

Ja pra që i dëgjoka fjalët e mia, por jo për t’iu ardhur në ndihmë shqiptarëve, jo për të zgjidhur qesen por për të vazhduar vjedhjen e shqiptarëve dhe për ta mbushur hapësirë mediatike me gomarllëqe të tilla që tregojnë se kemi përpara jo vetëm një njeri që nuk ka përgjegjshmëritë minimale për të qenë kryeministër por ka cinizmin kriminal që të mos iu përgjigjet as kërkesave minimale për t’iu ardhur në ndihmë atyre”, deklaroi Basha.

10 komente në ““6 në 4 biznese s’nxjerrin më fitim”, Basha: Lapsuset e mia nuk i kushtojnë asnjë qindarkë shqiptarëve, herë tjetër kur të bëj do ta nxjerr unë i pari”

  1. Artani says:

    Lapsuset që keni bërë në pushtet ju zotëri e di fort mirë populli se sa i kanë kushtuar. Prandaj ai e ka paraysh!
    Kijeni edhe ju paraysh këtë realitet lapsusesh, nëse ju vlen!
    Mos u mburrni me to dhe as mos u shfajësoni!

  2. Endri says:

    Nuk jane problem lapsuset e tua, por zullumet qe ke bere kudo qe ke qene Minister, mungesa e theksuar e vizionit ne cdo fushe dhe ekipi me fytyrat e vjetra dhe te konsumuara qe ke nga mbrapa

  3. TORI says:

    ti je lapsus i lindur o lyl

  4. shoku zenit e argites says:

    Lul ta jep shoku nje porosi, bej si i semur
    dhe ik nga fushata dhe kryetar dhe lere ne vendin tend
    ate hund derrin e RRUSTEM GJATES qe vari i dogj te gjalle te burgosurit e rregjimit
    Ai rrota e karit qe po i fshihet denoncimeve dhe nuke del te perballet
    LUL OSE LLULLE ik degjo shokun nuk merre as dy deputet
    mund te marrin Nard Rrota dhe Saljani grides
    o te qifsha deputetet mor bashuc se kurre ne pushtet nuk vini me
    parti qe tradhetuat cdo ideal te votuesit

  5. Xoni says:

    Haha…lapsuset e Bashes vertet te bejne per te qeshuar per sa kohe eshte opozite por keto lapsuse te bejne per te qare po te drejtoje qeverine.

  6. Aleanca per mbrojtjen e tallashit says:

    Zonja Lulezime,ti vete dhe qenia jote ne jete eshte nje lapsus.
    Meqe ra fjala per lapsus,zonja kamariere,
    te lutem me shpjego vetem kete fragment te mare nga carcafi jot me siper:
    Njeri qe nuk ka pergjegjshmerite minimale,per te qene Kryeminister.
    Ne c’kuptim e perdor ti moj zonje fjalen pergjegjshmeri ?
    Mos e ngaterron me fjalen pergjegjesi?
    Sepse pergjegjshmeri perdoret ne shqip vetem ne ne numrin njejes.
    Nje njeri ose eshte i pergjegjshem,
    ose eshte i papergjegjshem,per ate qe ben.
    Perdoret ne psiqiatri,ose justic,kur behet fjale per nje pacient,
    ose te pandehur.
    U ktheve nga lule ne barishte,oj zonja Lulezime.
    PS: Te fala Kunatit,o kunati i Kunatit.

  7. LUL Holandezi says:

    O Luli po lere aritmetikën se nuk je për të.
    Lere pastaj matematikën etj.
    Për të gjitha këto ti s’je asgjë tjetër veçse një:
    LUL (Holandez)

  8. Keqardhje says:

    Por Lul! Ke 15 vjet qe je lapsus!
    Bashkia e Tirans filloi me kurban ( turqemi hesapi), vijojoi me udhetimet dhe qendrimin ne Hollande, transformimin e Sheshit Skenderbej ne bebelino dhe nje plan urbanizimi qe ne menyre infatile kerkove ketkove ta zbatojne socialustet! Nuk eshte puna e 6 me 4 por tyi kete muhabey ke! Apo edhe e 7×7= 42 , apo e pese pikzave.
    Problemi me ty eshte se je i aperdam, dhe vazhdon perditectu i marre ” dhurata” te thjeshta si Vila, makina te shtrenjta, etj. Puna eshte se edhe ajo puna e Rr. D.- Kukes le vjedh po mbyll gjyqin me procedure, apo paqartesia e 4 vrasjeve ne bevard, apo ako puna e inxhinierit te ” rrugeve tek shpia e verdhe” apo firma idiote per shitjen e detit! Pra Lul e kupton se shperqedromi yt i tashme vjen nga e kaluara! Dhe per kete Rama nuk ka pergjegjesi! Me vjen keq qe kerkon te mbrohesh me lapsuset e tua! Eshte thjeshte shperqendrim qe vjen nga e kaluara!

  9. te varesh te koqet e kalit te Skenderbeut ty me Profetin e Krimit
    te Shpelles .
    Ptuuuuuuuu kur ja ngel ai vend te diskutoje Kermat e terrorizmit si politikan ???

  10. M says:

    Sikleti qe te ka zene ,( per nje M qe ti se ve, fjala mik behet ik; fjala dere behet ere.)etj..etj..
    Pa aftesia e nje lideri te mundon te perdoresh fjale te vecanta, por per momentin te gabuara, ju shpetojne fjale pa kuptim ose nga pa aftesia me kuptim krejt te kunderte.
    Keto zbulojne se ju ka mbuluar prania e nje ” ferri” , qe tregone se nuk njeh veten, ke strese per nje kohe te gjate , ke emocione , ke rene ne mendime, shkurt ke ndergjegjie te ulet, shpif e tallesh me hallet e te tjereve.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje