Dritan Shano: Adolf Eichman e varën në mes të Jeruzalemit, këtë fat duhet të kenë qeveritarët e sotëm

14 Tetor 2020, 09:30Politika TEMA

Eksperti i ekonomisë Dritan Shano ka qenë tepër i ashpër teksa përmend “bëmat” e kësaj qeverie.

I ftuar në “Tempora” në RTV Ora, Shano i quajti një organizatë mafioze që e kanë kthyer Shqipërinë pas 30 vjet.

Sipas tij, këta njerëz duhet të kenë fatin e Adolf Eichman, i cili u gjet nga izraelitët në Argjentinë dhe u var në Jeruzalem.

Dritan Shano: “Para ka. Dhe gjithmonë ka. Ka të ardhura çdo ditë. Mbledh gjoba, të ardhura, në situatë normale mund të marrë edhe borxh.

Është çështje prioritetesh. A i kam unë prioritet naftëtarët? Nuk i kam. Unë kam prioritet dy milionë eurot e inceneratorit që nuk është ndërtuar ende. A kam unë prioritet të mbështesë sistemin shëndetësor, të rrisë rrogat e mjekëve? Nuk i kam. I kam për t’ia çuar atij tjetrit.

A kam unë prioritet që fëmijët të arsimohen të sigurtë? Jo, nuk i kam. Paratë do shkojnë për qeleshe dhe lojëra mos u nxeh në mes të pandemisë.

Shqiptarët që kanë humbur vendet e punës, a i ka njeri në refene nga qeveria? Jo nuk i ka. Ka ndërmend të blejë makina. A ndihmohet biznesi i vogël? Aspak. Përkundrazi, i thonë të ulëm taksat ndërkohë që rriti pagën minimale.

Sonila MeçoÇfarë është kjo? Paaftësi?

Dritan Shano: Jo, jo. Kjo është “Associazione Mafiosa a delinquere”. Italianët kanë hequr picir që ta fusin në Kodin e tyre Penal këtë koncept. Në Shqipëri kjo është ditën për diell.

Kjo është gjakftohtësi kirurgjikale. Dakord? Këta njerëz janë klientët e parë të SPAK-ut. Këta njerëz edhe sikur ti gënjejë mendja se e bënë këta sistemin e drejtësisë e do mund ti shpëtojnë.

Këta njerëz shqiptarët duhet ti ndjekin njësoj si izraelitët ndoqën Adolf Eichman dhe e gjetën në Argjentinë dhe e varën në Jeruzalem.

Këtë fat duhet të kenë këta njerëz. Këta e kanë çuar Shqipërinë 30 vjet prapa, nga pikëpamja e financave, e strukturës ekonimisë dhe kanë shkatërruar çdo aspiratë për Europën”.

4 komente në “Dritan Shano: Adolf Eichman e varën në mes të Jeruzalemit, këtë fat duhet të kenë qeveritarët e sotëm”

  1. Ed says:

    Ky myteberi qenka kunder rritjes se pragut te roges minimale!!!Dhe pastaj bertasin Po zbrazet Shqiperia!!! Komplet idiote dhe kontraverse!!

  2. Vicidoli says:

    Ku ka humbur ky se do na shpetoj ,ky qenka ai keshilltari i Lylkes qe bane nga 3 gafa ne 5fjale per ekonomine e prandaj thote lylka do ti fusim te gjithe ne burg.

  3. shano mor shano.eshte pak e komplikuar situata says:

    SPAK te meret dhe me keto nese eshte abuzuar(por nuk je ti qe vendos,se je ne konflikt interesi,si pjestar i opozites)SPAK duhet te meret dhe me abuzimet qe jane bere ne keto 30 vite dhe ketu qendro,se ketu i be e modes kush largohet nga pushteti nuk mban asnje pergjegjesi per shperdorim detyre se drejtesia ishte bere si airbag per poklitikanet e korruptuar.

  4. pjeter says:

    Te besh kete lloj krahasimi,tregon pa me te voglin dyshim qe je nje idiot safi Shano.Shpresoj qe ambasadori i Izraelit te kerkoje nga keta gedhete,qe te mos perdoret Holokausti per krahasime idiote nga politika shqiptare.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje