PD bën thirrje për revolta, Shehu: Bravo naftëtarëve, por dhe minatorët duhet të reagojnë! Regjimet shemben

14 Tetor 2020, 12:00Politika TEMA

Partia Demokratike po tenton të nxisë revoltat kundër qeverisë së socialistëve të drejtuar nga kryeministri Edi Rama.

Ish deputeti demokrat Tritan Shehu, pasi ka përshëndetur dhe mbështetur grevën e naftëtarëve të Ballshit, ka kërkuar që dhe minatorët duhet të ngrihen në revolta ndajk qeverisë dhe të reagojnë.

Shehu këmbëngul se situata është e vështirë në këtë sektor, duke nënvizuar se regjimet vetëm shemben!

Postimi i plotë i Shehut:

Memaliaj, nje qytet qe ka egzistuar me minierat e qymyrit duke arritur ne 2800 minatore ne vitet 80-te, tashti eshte i zhytur ne varferi e braktisje te cdo lloji:

–Kjo qeveri mbylli dhe spitalin e atij qyteti kur ai mund te kthehej ne nje qender lokale parandalimi, mjekimi, reabilitimi etj per disa nga semundjet profesionale te minatoreve te qymyrit a me shume.

Nje pjese e madhe e atyre vuajne nga demtime te renda pulmonare, qe kane nevoje per ndihme e mbeshtetje te specializuar dhe qe fatkeqesisht jua shkurtojne shume jeten apo demton rende cilesine e saj.

–Nuk ka asnje kujdes te vecante per gjendjen shendetesore te tyre ne nivel te kujdesit paresor, per vaksinimin gratis qofte edhe per virozat periodike, egzaminimet speciale laboratorike, pulmonare e kardiake, qe duhet te bejne periodikisht, rimbursimit te mjekimeve qofte dhe akute.

Te ndodhur ne kete gjendje shendetesore edhe pasojat e semundjeve te tjera. qofte dhe te gripit te zakonshem jane shume me te renda se sa mbi pjese te tjera te popullesise etj.

–Nuk ka asnje zhvillim per pensionet suplementare te domosdoshem te tyre, per keto vite qe u kane mbetur per te jetuar. E njejta gje edhe ndaj familjeve te atyre ish minatore, qe nuk jetojne me, duke u ndare ne moshe te re e varferi te plote.

Dhe te gjitha keto elemente se bashku me te tjere te lidhura me transportin, jeten sociale etj perbejne “Statusin e Minatorit”.

Fatkeqesisht kjo Qeveri e papergjegjeshme e hodhi ne kosh projektin e paraqitur disa kohe me pare duke lene ne harese gjithecka, megjithe premtimet ne 3 D qe ka bere.

Ne keto kushte ka vetem nje mundesi, presioni i forte i atyre, organizimi i mire e protestat e pa lekundeshme, te cilat une dhe si i votuar nga ata njerez i inkurajoj, duke i cilesuar te domosdoshme dhe legjitime.

Rilindja nuk kupton gjuhe tjeter percse asaj te presionit e forces popullore.

Kush ka akoma iluzione se mund te vendose jo vetem te drejtat sociale, por dhe ato universale e demokratike me lutje, letra, diskutime etj nuk ka kuptuar asgje nga sa ka ndodhur keto vite ne Shqiperi.

Regjimet shemben!

2 komente në “PD bën thirrje për revolta, Shehu: Bravo naftëtarëve, por dhe minatorët duhet të reagojnë! Regjimet shemben”

  1. Katunari i Vicidolit says:

    E HABITESHME.
    Keta jane pa “DIN E PA IMAN”.
    Dihet, qe ne sistemin e kaluar, minierat e qymyrit ne pjesen dermuese ishin me pak ose aspak rentabel, bile pjesa dermuese me humbje.
    Me rentabel ne to ishte Miniera e Memaliajt, ku kane derdhur djersen dhe kane mbyllur jeten jo pak minatore, por te flasesh sot, ti zotrote qe e quan vehten politikan dhe qe nuk ke vlejtur edhe nuk vlen asnje pare, kjo eshte absurd.
    Dihet qe ne sot nuk kemi ku ta konsumojme apo ta shesim ate qymyr qe mund te prodhohet ne kete miniere dhe aq me teper me koston e nxjerrjes.
    Ti, politikani qe flet sot, mbajte Minieren e Valiasit me super humbje, vetem e vetem per ti perdorur ata qe u jepje nga nje kothere per t i perdorur sa here te duheshin per ndonje demostrim apo pisllek neper Tirane dhe ne fund i le te gjithe minatoret me gisht ne goje.
    Ti me Partine tende, Perse nuk u miratove ndonje status MINATORVE persa kohe ishe ne pushtet?
    Sa i mencur qe je, kerkon ndihme sot qe te ka ardhur veza ne bythe.
    SA U PERKET NAFTETARVE, ATA KANE SUPER TE DREJTE DHE DIKUSH DUHET TE PERGJIGJET, BILE TE PERGJIGJET MIRE, DUKE E NISUR NGA ORIGJINA E PRIVATIZIMIT, KUSH E KA KRYER ATE DHE KUSH JANE KUSHTET E CAKTUARA NE KONTRATE. KUSH E KA HARTUAR KONTRATEN, SI JANE KRYER TRANSAKSIONET DUKE ARRITUR DERI SOT.
    EDHE TI POLITIKANI DREDHARAK; FOLE EDHE PERSE NUK U MIRATOVE NDONJE STATUS KETYRE FAKIREVE NAFTETARE PERSA KOHE ISHE NE PUSHTET. TANI NUK KA ME BUDALLENJ QE TE FLUTUROJNE ME PRESH:

  2. Lani says:

    Ka pa fund njerez te pakenaqur me rrogat dhe kushtet e punes ne biznese private? Shteti do merret me keta e tu jape rrogat nga buxheti qe behet me taksat tona☹️?

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje