FOTOT/ Përfundon rruga Shkodër-Velipojë, Rama: Më në fund erdhën dokumentet e shpronësimeve nga bashkia e stërlodhur dhe u mbyllën punimet

14 Tetor 2020, 12:05Politika TEMA
FOTOT/ Përfundon rruga Shkodër-Velipojë, Rama: Më në

Pas përfundimit të segmentit të fundit në aksin Shkodër-Velipojë, Kryeministri Edi Rama njoftoi sot hapjen e kantierit Velipojë Shëngjin.

Rama publikoi sot foto nga rruga e përfunduar Shkodër-Velipojë, ku pas shpronësimeve në segmentin e fundit u përmbyllën me shpejtësi punimet.

“Shkodër-Velipojë pas një pritje të gjatë për segmentin e fundit, ku më në fund erdhën dokumentet e shpronësimeve nga bashkia e stërlodhur dhe u mbyllën me shpejtësi të gjitha punimet”, tha Rama.

Kryeministri theksoi se “tani koha për të hapur kantierin Velipojë-Shëngjin”. (TemA)

 

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje