“Maska me detyrim, masë jo reale”, Basha- Ramës: Fryhesh si gjel e kakaris si pulë, je bërë si Robert Çamçakëzi

14 Tetor 2020, 13:46Politika TEMA

Kryetari i PD-së, Lulzim Basha ka deklaruar gjatë prononcimit për media se Rama i ka braktisur qytetarët dhe vetëm sillet nga një kantier në tjetrin.

Ai është ndalur edhe te vendosja e maskës me detyrim, sipas të cilit nuk ka një masë reale.

Ai e ka krahasuar kryeministrin me personazhin e filmave Robert Çamçakëzin, i cili endej për të kërkuar punë dhe pengonte të tjerët në punën e tij.

Basha tha se pavarësisht se fryhet si xhel e kakaris si pulë, Rama tjetër gjë premton dhe tjetër gjë bën.

Shumica dërrmuese e të rinjve nuk e mbajnë mend një film të realizmit socialist, ku një punëtor, Robert Çamçakëzit, i cili në vend që të bënte punën që ishte ngarkuar endej nga kantieri në kantier,

Ky është Edi Rama. Edi Rama është Robert Çamçakëzi.

Asnjë drejtor komunale nuk fshihet dot duke shkuar 10 herë në të njëjtin kantier, vetëm e vetëm për ti bërë bisht pyetjes që ia shtrojnë me të drejtë kolegët tuaja.

A e njihni planin me 5 pika të Partisë Demokratike dhe çfarë po bëni për të ndihmuar. Ne nuk do të lodhemi për t’i kujtuar Robert Çamçakëzit që fati na e ka lënë edhe ca muaj mbi krye.

Rama i ka braktisur qytetarët. Pavarësissht se fryhet si xhel dhe kakaris si pulë, pasi tjetër gjë premton dhe tjetër gjë bën“, tha Basha.

3 komente në ““Maska me detyrim, masë jo reale”, Basha- Ramës: Fryhesh si gjel e kakaris si pulë, je bërë si Robert Çamçakëzi”

  1. todi says:

    Po edhe tek batutat po imiton Ramën. Roberti çamçakizi si personazh është përdorur nga Rama or ti djalë.

  2. Vaj Medet says:

    Kur flet dhe ky shale ngjituri,ku nga 4 bisnese,gjashte familentojne,apo 7here 7=42,vaj medet si i del llogaria ketij,po te jete kryeminister,enderr e bukur,kur e sheh ne gjume,po ky e sheh dhe me sy hapur

  3. Teuta says:

    Fjalor i varfer . Shprhje te perdorura ketu e dhjet vite me pare. Fjalor fejminor e te pallogjikshem. Nuk e di a ka keshilltare qe ti thone : ore u bere i besdisshem si me ato takimet neper dyqane dhe fjalorin e perdorur. Ka pak personalitet ky njeri apo jo. Kujton se po perdori fjalen palaco ,ka shpikur rroten. Po rrota nuk shpik rrote,o derdimen

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje