PD "refuzon" LSI-në, ish deputeti: Jemi kundër listës së përbashkët

14 Tetor 2020, 14:57Politika TEMA

I ftuar në emisionin 60 minuta të gazetarit Arbër Hitaj në RTV SCAN, ishte ish deputeti I Partisë Demokratike dhe anëtari i Kryesisë Fatbardh Kadilli. Duke folur përballë edhe një paneli gazetarësh, Kadilli tha se do të ishte mirë që në zgjedhjet e 25 Prillit, PD dhe LSI të dalin me lista të ndara pasi kanë mundësi për më shumë vota. Ndërsa në lidhje me koalicionet e mëdha, Kadilli shprehet se kjo skemë u provua në 2017 dhe prodhoj këtë parlament të dobët.

Pjesë nga intervista:

A duhet të ketë ose jo koalicion të madh opozitas?

Unë nuk kam komplekse, madje e quaj të kapërcyer në politikën tonë edhe PD duhet të jetë e c’kompleksuar, se nuk ka nevojë për koalicion të madh. Koalicioni i gjerë është një gjë e madhe e provuar. Në 2017 kishim një koalicion të madh, produkti i të cilës është ai Parlament. Sepse mos harroni vetëm 10 janë nga PD, pjesa tjetër nuk janë nga PD. Janë nga ato partiza person. Unë bëj një parti shkruaj emrin dhe bëhem aleat i dikujt të madh. Jo! Unë jam i fortë se jam PD, jam parti në opozitë se di të bëjë opozitë, sigla e PD motivon njerëz. Kjo është kurajo e opozitës. A bashkohet dikush me mua? Le të vij. Por ai që është në opozitë duhet të rrëzojë qeverinë jo mua.

Ka një diskutim, për aspekin e listave për deputetë, si mendoni duhen të përbashkëta apo të ndara me LSI?

Ky është vendim i secilës palë. Unë nuk mund ta detyroj një forcë politike sic është LSI që ti them zhduke identitetin tënd politik. Unë mendoj që 2 motor fushate prodhojnë më shumë energji, se sa 2 të futur në 1. Prodhojmë më shumë vota. Kjo është analiza dhe mendim im.

2 komente në “PD “refuzon” LSI-në, ish deputeti: Jemi kundër listës së përbashkët”

  1. Ali says:

    Koalicion me Brididen!!!!! Pu pu pu…

  2. Doriani says:

    Ashtu duhet te jete. Sejcili me identitetin e vet, idet e veta, votat dhe deputetin e vet. Shehi ka 30 vjet nen sjetullen e PD. Ai ha ne tasin e perbashket, pa nxjerre kurre nje deputet te vetin.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje