Kryeministri Edi Rama i është përgjigjur ashpër kreut të PD-së Lulzim Basha, pas akuzave të këtij të fundit ndaj qeverisë për ndërtimin e impjanteve të mbeturinave në qytetet kryesore të vendit.
Rama, në postimin e tij thotë se PD ka një marrëdhënie fiziologjike me plehrat dhe i ka bërë të ditur se nuk do të kthehet koha kur vendi ishte mbushur me vargmale mbeturinash.
Lulëzim, unë e di që Partia Demokratike ka një marrëdhënie fiziologjike me kaosin urban dhe mbeturinat, jo vetëm sepse një mbeturinë të komunizmit dhe një rrëmujaxhi patologjik e ka lider prej 30 vjetësh, po edhe sepse kurdo e kudo ka qeverisur, plehrat i ka pasur male krenare!
Por do ti s’do ti, doni ju s’doni ju, Shqipëria e Rilindjes Urbane dhe e fushave sanitare të përpunimit teknologjik të mbetjeve nuk do të ndalet deri kur në asnjë cep të shtëpisë sonë të përbashkët të mos digjen e mos kalben plehra, sepse mesjeta juaj ka vdekur e s’kthehet më!
Prandaj Lulëzim hiq dorë nga nostalgjia për mbeturinat që ke mbi krye e mbi supe dhe harroje se duke sharë, akuzuar, shpifur do ta kthesh Tiranën, Durrësin, Elbasanin, Fierin e Shqipërinë, në epokën e vargmaleve të turpshme me plehra në emër të popullit që mezi të pret në 25 prill!
Ty te keshillon nano naten apo pasdarke ndersa berisha e keshillon diten lulin… ju nano e berisha a nuk keni te njejtin korelacion me sllavokomunizmin shqiptar???!!
Si zor te keshillohesh me ate qe e nxjerr me shkelma nga shtepia.Ti mbase e ben.
Hallall fjala, plako. E verteta ajo eshte. Jo qe s’dine c’eshte pastertia, po e bene Tiranen shurrtore.
saliun e ka pas zen Sheqirja mes plehrave te kulles,
me Ramen,
apo ushkaret serb baben e Liris,
sna interreso shume
Hallall!!
BASHA KRYEMINISTËR?!?!?!!