Ish ministri i LSI: Edi Rama rri në pushtet dhe mandatin e tretë sepse nuk ka opozitë!

15 Tetor 2020, 08:55Politika TEMA

Ish-ministri i Drejtësisë i LSI, Ylli Manjani ka dalë me një postimi ironik për të gjithë ata që shprehen se Rama do të marrë një mandat të tretë se s’ka opozitë.

Nisur nga kjo logjik, Manjani shkruan se atëherë po të kishte opozitë të vërtetë Ramën do ta kishin larguar menjëherë nga pushteti.

“Që Edi Rama i ka mbaruar orët e veta politike e thonë edhe njerëzit, analistët e votuesit e tij.

Të gjithë këta e “mbrojnë” Ramën dhe mandatin e tij të tretë duke thënë se “ska opozitë”

Vini re çfarë autogoli!

Pra ata thonë që Rama nuk meriton më as mandat e as pushtet, por rri se “ska opozitë”…

Dmth po të dalë opozita, Rama meriton të zhduket nga pushteti. Rama qartësisht nuk ka ça jep më. Zaten ndaj dhe nuk artikukojnë asnjë fjalë përse

Ai është i duhuri për të qeverisur. E shesin thjesht si “të zotin” që luan trika me zgjedhje e vota, por jo më si vizionarin e të ardhmes…

Mirë, goxha mirë.

Ky është rasti kur të lë llogjika pasi kalbesh në karrike.

Flet puna vetë, xhanëm.”, shkruan Manjani.

1 komente në “Ish ministri i LSI: Edi Rama rri në pushtet dhe mandatin e tretë sepse nuk ka opozitë!”

  1. Artibr says:

    Mir e the nuk ka opozite i re ne koke shumica e shqiptareve nuk votojne per opoziten jo e jo po dhe per ramen dhe kush mbetet te votoj vetem abministrata bashki qeveri.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje