Ministri i Bujqësisë Bledi Çuçi, deklaroi se opozita bën vetëm sulme politike për sa i përket sektorit të bujqësisë.
I ftuar në emisionin “Real Story” në “News 24”, Çuçi theksoi se bujqësia është mbështetur në qeverisjen e PS-së dy herë më shumë se në kohën e qeverisjes së PD-së
“Kemi hyrë në një atmosferë elektorale zgjedhjesh. Të gjitha sulmet e opozitës janë të motivuara politikisht, në përpjekjen për të marrë qeverinë e vendit pas 25 prillit.
Nuk shqetësohem fare nga këto sulme. Këto sulme nuk kanë asnjë bazë. Paratë që ne kemi alokuar për bujqësinë janë dyfish nga ato që ka alokuar PD kur qeveriste.
Kemi krijua ambient për një rritje të qëndrueshme të sektorit të bujqësisë. Politikat tona kanë fuqizuar bujqësinë. Kemi forcuar sektorin e agro-turizmit.
Janë politikat tona 7-vjeçare që na kanë sjellë në këtë pikë. Eksporti i fruta –perimeve është rritur shumë. Fermerët kanë pakënaqësi përherë, kjo është normale, edhe në Francë dolën në protesta.
Ne po ngremë bazat për zhvillim të bujqësisë. Po ngremë bazat pra, pasi jemi shumë prapa”, tha Çuçi.
Z.Çuçi!Dakord,i keni rritur fondet per bujqesine dhe jam i bindur qe keni specialiste dhe kapacitete qe merren me kete pune.Por mendoj se ritmet dhe investimet ne bujqesi,kryesisht serra,blegtori,frutikulture,akuakulture,olivikulture,vreshtari,agrume,arrore,lule dhe peme dekorative,bime medicimnale dhe pyje kane qene me te medha,por duhet menduar se gjendja dhe realiteti jane larg mundesive dhe kerkesave qe kane fermeret,por dhe tregu europian e me gjere.
Zoti minister:Ngritja e nje ferme me hapesira serre kerkon nga 100-120 mije euro.Nje pemetore me ullinj apo agrume kerkon gjysmen e kesaj shume.Edhe vreshtat me sioerfaqe nga 5-10 hektare do 100 mije euro.Bashkimi ne kooperativa dhe gjetja e tregut jane ende problem.
Ka ende hapesira,kullota dhe shkurre te degraduara ne shume njesi vendore qe mund te jepen ne perdorim per tu kthyer ne parcela me ullinj,mandarina dhe limona,vreshte dhe arrore.PSh:Shkoni ne Peze Helmes dhe shiko vreshtat qe jane ngritur fshataret ne kodrat e fshatit.Tere Dumreja,Sulova,fshaterat e kavajes,Durresit,Lushnjes,Fierit,Beratit,Vlores,Kruje,Lezhe,Mat,Mirdite,Shkoder,MMadhe,Mallakaster,TepelenePermet,Leskovik,Erseke,Pogradec,Diber,Kukes etj,ke qindra mijera hapesura qe duhen transformuar ne ferma dhe te bejne te mundur kthimin e emigranteve ne shtepi te punojne
Por kjo duhet shoqeruar me nje industri komplekse te perpunimit te ketij prodhimi,nga baxhot,fabrika vaji dhe perounimit te domates,trangullit,specit,lakres,rrushit,bimeve medicinale,geshtenjes,boronices,thanes,arroreve etj.
Me 100 -150 milion euto,zoteri mund te ngrihe rreth 500 ferma te vogla dhe te mesme ku mund te punesohen rreth 25-30 mije fermere dhe te japin nje prodhim te konsuderurshem qe rrit standartin e jeteses te te pakten 8-10 mije familje.Ne nje periudhe 5-8 vjet eshte mundedesia qe te mbillen rreth 20 milion rrenje ullinj,1 milion agrume,dhe rreth 30-40 mije ha vreshta.
Une e kuptoj qe per te dhene mend eshte gje shume e kehte,por per te bere realitet keto mend eshte e veshtire.
Rruga e vetme per te nxjerre vendin nga varferia eshte tashme e qarte.Turizem,bujqesi,blegtori,frutikulture dhe industri e lehte perpunuese.
Koha rrjedh si uji.Ju jeni te angazhuar,por duhet vrapuar keto 6-7 vite,pasi ne Eurpoe nuk mund te shkojme me keto ritme breshke.45% e popullsise vazhdo te jetoje ne fshatera,por pa pune dhe pa te ardhura.Vraponi zoteri!
Ca ti pergjigjesh ketij Cucit
Edhe rama kerkon mandat te trete. I ka mbete ne dore mandati se perballe ka hajdut a e kriminele se me Blendi Cucin as te dera nuk dal. Akoma mbani afer ne bujqesi Agimin e 7 perqindeshi e doni tju besojme. Kete popull e ka mbulu e keqja sepse ashtu i pelqen