Femrat-Donald Trumpit: Je shumë i pashëm kur buzëqesh

16 Tetor 2020, 18:27Lifestyle TEMA
Femrat-Donald Trumpit: Je shumë i pashëm kur buzëqesh

Shikuesit në paraqitjen e fundit të Donald Trump për agjencinë NBC, u shpërqendruan gjithnjë e më shumë nga gjëra të pazakonta që po ndodhnin gjatë fjalimit të tij.

Fillimisht, ishte një grua e panjohur që tundte kokën në shenjë pohimi gjatë gjithë fjalës së presidentit.

Përveç kësaj, gjërat e çuditshme vazhduan të ndodhin. Më vonë, ai mori edhe një kompliment po ashtu shpërqendrues nga një femër me emrin Paulette Dale,  e cila kishte prejardhje ruse. presidentit iu tha se “ai kishte një buzëqeshje të bukur” dhe se “dukej shumë i pashëm kur buzëqesh”.

Gjithsesi nuk ishte vetëm audienca e pazakontë në prezantimin e tij të fundit, edhe Trump u përgjigj mjaft çuditshëm për disa pyetje që iu shtruan. Në një moment tjetër ai tha në mënyrë të përsëritur se shifra prej 400,000,000 dollarësh është një “shumë e vogël parash”.

Kurse, i pyetur rreth testit të Covid-19, presidenti tha se ai nuk e mbante mend nëse e ka bërë apo jo një test para përballjes me Joe Biden. Pjesëmarrja e tyre në debatin televiziv, ndodhi dy ditë para se Trump të njoftojë se ishte infektuar me koronavirus.

Me fjalët “ka mundësi që e kam bërë testin, ka mundësi edhe të mos e kem bërë”, Atë e dinë doktorët, nuk i pyes”, audienca vazhdoi të shohë e habitur, ndërsa gruaja e panjohur që qëndronte mbrapa Presidentit vazhdonte të tundte kokën…

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje