Presidenti i Francës, Emmanuel Macron e ka quajtur “sulm terrorist islamik” vrasjen e një mësuesi në periferi të Parisit.
Viktima – të cilit iu pre koka – thuhet se ka shfaqur karikatura të Profetit Muhamed para nxënësve të tij.
Sulmuesi është qëlluar për vdekje nga autoritetet e rendit.
Macron tha se mësuesi – i cili ende nuk është identifikuar – është vrarë sepse ka mësuar “lirinë e shprehjes”.
“Ata nuk do të fitojnë… Ne do të veprojmë”, tha Macron teksa vizitoi vendin ku ndodhi vrasja.
Duke qëndruar para shkollës së mesme, ku viktima u sulmua, Macron tha se “një qytetar u vra sot sepse ishte mësues dhe sepse ai mësonte lirinë e shprehjes”.
Sulmi ndodhi rreth orës 17:00 sipas kohës lokale gjatë të premtes. Kjo ngjarje po hetohet nga prokurorët për terrorizëm.
Sipas gazetës Le Monde, viktima ishte mësues i historisë dhe gjeografisë. Ai, sipas kësaj gazete, kishte shfaqur karikatura të Profetit Muhamed para nxënësve, si pjesë e lirisë së shprehjes. Por, kjo gazetë ka raportuar se mësuesi u ka kërkuar nxënësve myslimanë të largohen nga klasa, nëse ata ndihen të ofenduar me shfaqjen e pamjeve të Profetit.
Sulmuesi me thikë është qëlluar për vdekje nga policët, të cilët po tentonin që ta arrestonin. Policia franceze ende nuk ka dhënë asnjë detaj për sulmuesin, ndonëse mediat kanë raportuar se bëhet fjalë për një 18-vjeçar me origjinë çeçene, që kishte lindur në Moskë, raporton BBC.
Ngjarja ndodhi në qytetin Conflans-Sainte-Honorine. Burimet nga policia thanë se dëshmitarët e kanë dëgjuar sulmuesin të thotë “Allahu Akbar”, ka raportuar agjencia e lajmeve Reuters.
Sipas mediave franceze, deri më tani nëntë persona janë arrestuar, përfshirë dhe një të mitur. Mediat franceze, duke u thirrur në burime brenda sistemit gjyqësor, thanë se në mesin e të arrestuarve janë edhe familjarë të sulmuesit dhe prindërit e një fëmije ku jepte mësim mësuesi i vrarë.
Franca ka nevoj per president
shuuuuume vite ka qe franca drejtohet
nga njerez te korruptuar
Liria e shprehjes, te predikosh ku Der nje feje tjeter?
Duke ditur qe franca ka perqindje te madhe muslimane si qytetar Francez.
Po dhe vrasja ather I bie te jet liri e veprimit sipas ktij Francez I.
Dhe pse sjam I atij besimit, un skam te drejt te fyej mbi 2 miliard njerez qe I perkasin atij besimi apo profet in e Tyre.
Ather pse qenka e ndaluar me ligj te shash Judaism in?
Ku esht liria e shprehjes…
Ule bishtin o Macron , se e ke marr perpjekur .
Franca dhe mbare evropa kane nevoj per pastrim nga plehrat arabe……
Feja e paqes godet serish
Ata nuk do te fitojne, por ti e ke bere Francen çorbe qe kur more fuqine.
Po te drejtat e njeriut qe duhet te dale para gjyqit ku jane? A nuk ka shkelur policia te drejta e njeriut? A nuk mund te goditej ai per t’a neutralizuar qe bota ta shikoje live gjyqin e ketij te cmenduri dhe te mesoje per njerzit qe fshihen prapa tij?