Meta ka marrë rolin e liderit të opozitës? Ja si justifikohet Basha

17 Tetor 2020, 12:40Politika TEMA

Lulzim Basha u pyet nga gazetarët për Marrëveshjen e 5 qershorit, për të cilën duket se kryedemokrati nuk po flet më, e kësaj çështje po i jep më shumë zë Presidenti Ilir Meta.

Pyetje: A po e merr Presidenti Ilir Meta rolin e liderit të opozitës?

Basha: Vetëm nëse ju mendoni se unë kam marrë përsipër rolin e presidentit.

Ai është në rolin e tij ndërsa beteja jonë për standartet zgjedhore ka qenë dhe është betejë e përditshme, por s’mund ti mbivendoset krizës që po bëjnë kërdinë në tavolinën xhepat e shqiptarëve.

E qartë se përpara kemi një grup të strukturuar kriminal që po e lë me qëllim pandeminë dhe krizën të përparojë që këto para që sot mund të shërbenin për të forcuar shëndetësinë, t’i vjedhë e gllabërojë. Këto janë llogaritë e grupit strukturuar kriminal të Edi Ramës.

Pse të paguajë ai, për pensionistët të papunët, bonus për mjekët e infermierët, pse të rimbursojë paketën e ilaceve për ata që trajtohen me covid kur sa më të varfër të jenë që më lirë mund tua blej votën?

Se kur të jenë për bukën e gojës ua mbyll gojën kur të jenë edhe më të uritur e më të lodhur me një 50 mijë lekësh për të qëndruar në shtëpi e mos votuar kundër bandës me të cilën qeveris.

Kjo është llogaria e Edi Ramës, ta cojë gjendjen sa më keq që pastaj të shpërndajë ndihmë me pikatore.

4 komente në “Meta ka marrë rolin e liderit të opozitës? Ja si justifikohet Basha”

  1. votuesi says:

    Po lere Edi Ramen ore klluf i Saliut por na jem alternativen tende dhe ku do i gjeshe burimet??????????????????????????????????Apo ste leverdisin shifrat se je kelluf ne ate drejtim!

  2. Pergjimet jane regjistruar.
    Dikush qe eshte pjes e Stafit Pergjues spiunon
    ke meta duke ja then hapur ne Tel.
    Meta i thot .i qet .
    Mesiguri ka qen ajo dite qe isha i dehur.
    Ju e dini se kush eshte meta.
    Pastaj edhe ndonji shaka do bejme hahaha
    dhe nji Dicka i thot bashkbiseduesit –
    Un s’jam berisha ?
    Biseda eshte e regjistruar.

  3. Martin says:

    Bash dhe Meta jane dy kuaj qe terheqin pajtonin
    e kreut te Trustit te “Geshtenjave dhe Boronicave te Tropojes”.

  4. simpatizan i PD says:

    Ky llakisti PD kete
    pikatoren e perdor ne cdo
    vend ku i mbledh ata dordolecet e partis
    ti je nje njeri fake, i pa afte ne cdo aspekt
    politik
    dhe mjeshter ne vjedhje e vrasje
    ik ciu

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje