Europa, përfshirë vendin tonë, po përballet me një valë të dytë të Covid 19. Erand Llanaj, mjeku epidemiolog i gjenomikës dhe nutrigjenomikës në Hungari thotë se situata ishte e pritshme dhe parashikon që piku të arrijë në janar ose shkurt të vitit të ardhshëm.
Llanaj: Kjo situatë nuk ishte aspak e papritur. Kemi parashikuar se do të ketë disa valë dhe një ngritje të fuqishme në stinën e vjeshtë-dimrit me një pik që parashikohet të jetë nga janari ose shkurti i vitit që vjen.
Në një intervistë me skype për Ora News,ai foli edhe për testin e shpejtë të antigjenit që sipas tij do të ishte zgjidhja ideale për Shqipërinë në këtë periudhë.
Llanaj: Testi i ri antigjenit, është një test i shpejtë, rezultatet merren 10-15 minuta dhe kushton 5-7 dollarë. Nuk ka një saktësi si PCR, testi i tamponit. Edhe ose nuk e kap infeksionin në fazën e hershme të tij ai kap pjesën ku individi është potencialisht më shumë i ngarkuar me virus. Për këtë periudhë vjeshtë-dimër ky është testi më ideal. Kostoja është shumë e ulët dhe rezultati është i shpejtë. Mund të bëhet në masë dhe të thyejmë zinxhirin e transmetimit.
Duke komentuar detyrimin për të mbajtur maskën edhe jashtë, Llanaj thotë se asnjë maskë nuk është perfekte dhe se asnjë masë më vete nuk jep efekt.
Llanaj: Më vete asnjë maskë nuk është perfekte.Virusi që vjen duhet patjetër të adresohet me distancimin fizik, vendimmarrje të bazuar në fakte, përdorimin e maskave ose mbulesave të fytyrës, higjienën e duarve, testimin e shpejtë, gjurmimin e konktakteve dhe ajrosjen e ambjente të brendshme. Në këtë periudhë do të jetë shumë e vështirë që të merret vetëm një masë. Nuk mund të na shpëtojë më vete as distancimi fizik dhe as maska, duhet kombinim i të gjitha masave. Nuk do të zhduket koronavirusi se vumë maskat por do ketë më pak raste. Do ketë 20% përmirësim.
Ky dickolog thote kulmi janar shkurt ne pragzgjedhje e te pshurren zgjedhjet e te mos votohet e vendoset ne tavoline-pazar pushteti…ky eshte me I ndyre Se ai mjeku I spitalit ushtarak qe tha Se e di une Se viktimat e 21 janaeit Jane vrare me plumb nga afer!!! Jeniceret e parties!Ju pafte zoti.
S’ka më konfinim në vëndin tonë sikur bota të përmbyset. S’kemi munges spermatozoidësh, e duam Shqipërin më shum se një tufë analfabetësh me sëmundje bashkëshoqëruese.
Qenje bole or Gjergj. Tjetri flet per semundjen, ti shkon te politika. Si te vete mendja te zgjedhjet kur flitet per shendetin. Idiot njeri.