​Nipi i Adem Jasharit: S’mund të ndryshohet Kushtetuta në emër të marrëveshjes finale me Serbinë

18 Tetor 2020, 16:10Rajoni TEMA

Kryetari i Komunës së Skenderajt, Bekim Jashari, i cili njëherësh është nipi i komandantit legjendar të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, Adem Jasharit u ka bërë thirrje institucioneve të Kosovës, që në procesin e dialogut me Serbinë të shnagin kompromiset që dëmtojë interesat e e qytetarëve.

“Çdo veprim i sotëm i udhëheqësve tanë duhet të jetë konform Kushtetutës dhe duke mos prekur në asnjë mënyrë shtetësinë, sovranitetin dhe territorialitetin e shtetit tonë”, shkruan ai.

Përmes një shënimi në “Facebook”, z. Jashari  është shprehur kundër çdo ndryshimi të mundshëm të Kushtetutës në emër të arritjes së një marrëveshje finale me Serbinë.

 “Është koha e fundit që spektri politik në vend të jenë të bashkuar dhe të unifikuar të mbrojmë shtetin tonë nga çdo tendencë që mund të vijë për ta futur atë në negociata e kompromise të dhimbshme. Çdo veprim i sotëm i udhëheqësve tanë duhet të jetë konform Kushtetutës dhe duke mos prekur në asnjë mënyrë shtetësinë, sovranitetin dhe territorialitetin e shtetit tonë. Në asnjë mënyrë dhe për asnjë çmim nuk duhet dhe nuk mund të ndryshohet Kushtetuta e Republikës së Kosovës, në emër të arritjes së marrëveshjes përfundimtare me Serbinë. Çdo veprim i sotëm i udhëheqësve tanë duhet të jetë konform Kushtetutës dhe duke mos prekur në asnjë mënyrë shtetësinë, sovranitetin dhe territorialitetin e shtetit tonë.”, shton ai.

Për kryetarin e komunës së Skënderajt, Bekim Jashari, Kushtetuta duhet të ndryshohet vetëm për të hequr votimin e dyfishtë, si derivat i pakos së Ahtisarit, i cili siç shton ai po ndikon si pengesë për të ardhmen dhe progresin e shoqërisë shqiptare në Kosovë.

“Kushtetuta e shtetit tonë duhet të ndryshohet vetëm për të hequr votimin e dyfishtë, si derivat i pakos së Ahtisarit dhe i cili pengon të ardhmen dhe zhvillimin e shtetit tonë”, shton ai.

Deklaratat e të dërguarit të Bashkimit Europian për dialogun Kosovë-Serbi, që Kosova duhet të ndryshojë Kushtetutën si kusht për të ecur përpara në këtë proces, ka shkaktuar jo pak debate në Prishtinën zyrtare.

5 komente në “​Nipi i Adem Jasharit: S’mund të ndryshohet Kushtetuta në emër të marrëveshjes finale me Serbinë”

  1. Bashkim says:

    Bashkimi Nuk e deshet idene e kembimit te teritoreve Kosove Serbi mbani tani nje shtet serb brenda Kosoves si Bosnja. Sidoqe te jete veriu i Kosoves nuk eshte dhe nuk ka qene prej fillimit nen shtetesine e Kosoves keshtu do ishte me mire ti jelej Serbise dhe te mereshi komunat me shqipetare ne Serbi gje qe do ta bente Kosoven homogjene.

    1. Revizori says:

      Çfare eshte ky lloj artikulli? Pse, nje Kryetar komuneje do beje politiken e Kosoves?
      Eshte njesoj si te pyesim kryetarin e komunes se Zall-Herrit per merreveshjen Greqi-Shqiperi per detin.
      Merita e tij kryesore qenka se eshte nipi i Adem Jasharit. Duket sikur fjala nepotizem, ne Shqiperi dhe Kosove perkthehet “nipotizem”. Zakon anadollak.

  2. vang says:

    PO Serbia perse nuk e ndryshon kushtetuten e saj ku thuhet se Kosova eshte pjese e Serbise?Dhe kushtetuta e Kosoves u dashka te ndryshoje per te regulluar asoacionin e pakices serbe.Nejse,ata i dine me mire punet e tyre .Ne me komente shprehim vetem shqetsimin tone.

  3. Iliria e bashkuar says:

    Ashtu te lumte goja. Asnje leshim vraseve serbo-europian. Mos u genjeni te beheni kampion te botes ne te drejtat e njeriut. Behuni te forte si shtetet e tjera dhe pastroheni kushtetuten nga mbetjet europiane, lehtesoni kushtetuten per bashkimin e mevonshem me Shqiptarine.

  4. dema says:

    Ky kryetari i komunes shtin Hunden gjithandej mendon se ashtu do behet me i rendesishem.Respekt per te Rente por ky dhe nje tjeter si ky nuk meritojne aty ku Jane.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje