Kabineti i presidentit Ilir Meta preket nga Covid, këshilltari Gashi: S'është lojë, virusi një armik i pabesë

18 Tetor 2020, 14:22Sociale TEMA

Flamur Gashi këshilltari i presidentit Meta për çështjet ndërkombëtare, kryesisht ato të Rajonit ka mposhtur sëmundjen e Covid.

Lajmi bëhet i ditur nga vetë Gashi më anë të një statusi në rrjetet sociale. “Unë dhe familja ime e ngushtë, për më shume se dy javë u përballëm me Sars Covid-19, këtë armik të pabarabartë, të fshehtë dhe shume të pabesë”, shprehet Gashi.

Vëllai i tij, Arben Gashi, që është deputeti i LDK-së, muaj më parë u infektua me Covid dhe kaloi me sukses këtë betejë. Vetë këshilltari i Metës e përmend atë, duke shtuar se ka pasur njeriun e konsultave.

“Nuk është fare e lehtë përballja me të, por fal Zotit, kujdesit të vëllait tim Arbenit që e ka kaluar më herët Sars Covid-19, konsultave të pandërprera me mjekët si dhe terapisë së duhur, mbështetjes morale nga ana e miqve dhe familjarëve të shumte, ia dolëm ta kalojmë këtë situate dhe të rezultojmë Covid negativ. Faza rikuperuese kërkon kohën e vet dhe trajtimin e duhur…

Te dashur miq ! Uroj me gjithë zemër që kushdo që po përballet dhe do të përballet me Sars Covid-19, ta kalojë sa më lehtë dhe më sa më pak pasoja”, shprehet Gashi.

Ai e mbyll postimin e tij me apelin ndaj shqiptarëve se “Sars Covid-19, nuk është shaka dhe nuk bëhet lojë me të! Ju lutem që për të mirën tuaj dhe më të dashurve tuaj, me shfaqjen e simptomave të para të kontaktoni mjekët që merren me Sars Covid 19 ! Zoti qoftë me ju dhe të dashurit tuaj!”.

Gashi ishte në krah të Presidentit Meta për herë të fundit gjatë takimit me Presidentin e Bosnjës, në konferencën për shtyp dhe në darkën zyrtare.

8 komente në “Kabineti i presidentit Ilir Meta preket nga Covid, këshilltari Gashi: S’është lojë, virusi një armik i pabesë”

  1. Korona me ne fund jep shenja pozitive ne kte Mutacion
    dhe shperthimin brenda Cabinet-it te vet kryeMutit te Shqiperise ✌

    1. #Gopisti i NSHRAK-ut says:


      Të shkuara o Gash
      e kam përnjimend
      po bëj nji kokë më kokë
      me zotin president.
      .
      Apo nuk na vyn
      se si i thojn nji fjale
      dhe n’rast se ti e kryn
      Nuk bjen rrufeja n’h ke!

  2. Aleanca per mbrojtjen e tallashit says:

    Ky ka lindur,per keshilltar,Berluskoni do te thoshte,si ne rastin Obama,e ka zene shume dielli.
    Likja,ka shije.

  3. ana says:

    Po Vojo Kushi a u prek nga covidi19?

  4. Tanush Mbushi says:

    Hajde rradha………
    Kush e ka rradhën ?
    Si tek berberi…
    Hajde rradha………

  5. nkolla says:

    Aman more keshilltare kujdes liken dhe zagarin e tij bilushi, se larg qofte nuk ka shqiptare te tjere si kto per ti zevendesuar. Aman. Ne hale ti me gjithe keshilltaret tuaj ore pleh.

  6. GAZETARJA says:

    Keshilltar ky ? Pupupupu ! ?

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje